Opozita kundërshtoi projektbuxhetin, qeveria e vlerësoi

(Rishkruar) 75 deputetë miratuan në orët e para të ditës së sotme projekbuxhetin e vitit 2018

Denion Ndrenika

Rreth orëve të para të mëngjesit të së premtes Kuvendi i Shqipërisë miratoi në parim projektbuxhetin e Shtetit për vitin 2016.

Seanca plenare zgjati thuajse 17 orë mbushur me debate, diskutime dhe akuza të ndërsjella për korrupsion, vjedhje, shpërdorime, investime dhe rritje ekonomike.

Projektbuxheti u miratua me votat e 75 deputetëve nga 121 të pranishëm në sallë.

Projektbuxhetin e mbrojti kryeministri Edi Rama në theksimin për investime, rritje ekonomike, lehtësim taksash:

“Buxheti rrit investimet dhe ul taksat. Parashikohen 86 miliardë lekë investime publike, zerimin e taksës së ndërtesës për pensionistët kryefamiljarë dhe për familjet në ndihmë ekonomike”.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se projektbuxhetit nuk është asgjë më shumë se shpërdorim, abuzim dhe pastrim parash:

“Projekti “1 miliardë” i “PPP”-ve (Partneriteti Publik Privat) tingëllon ironike, por tri “P”-të përshkruajnë thelbin e këtij programi: Pastrimi i Parave të Pista. Olsi Rama ka dy vjet që përpiqet të marrë me koncesion kontrollin e pagesës së TVSH-së (Tatimi mbi Vlerën e Shtuar), por FMN-ja (Fondi Monetar Ndërkombëtar) u bë pengesë e pakalueshme”.

Projektbuxheti diskutohet nen për nen në komisonet e Kuvendit.

Comment

*