Opozita shqiptare paralajmëron protestë kundër qeverisë më 27 janar

Tiranë, 9 janar 2018 – Opozita shqiptare njoftoi sot se protesta e saj kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama pritet të zhvillohet në Tiranë, më 27 Janar.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

“Objektivi politik i opozitës, i shpallur prej kohësh, nuk mund të jetë gjë tjetër veçse dhënia fund e kësaj paligjshmërie, përmes një qeverie antimafia me mandatin që të organizojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, për një Shqipëri të taksave të ulëta, për një qeveri që garanton, përmes përpjekjeve të saj, mundësitë maksimale për punësim për njerëzit”, tha Basha.

Data e protestës u njoftua pas mbledhjes së zotit Basha me grupin parlamentar të PD—së dhe me drejtues të partisë në rrethe.

Basha tha se në protestë do të jenë bashkë të gjithë partnerët e “koalicionit opozitarë”.

“Partia Demokratike dhe i gjithë koalicioni opozitar dhe të gjithë aleatët në këtë përpjekje të përbashkët kanë nisur dhe do të intensifikojnë me të gjithë qytëtarët shqiptarë një dialog për t’i paraprirë kësaj proteste”, tha ai.

Të hënën, kryetari i PD-së ka pasur një takim me drejtuesit e partive aleate.

Protesta do të bashkërendohet edhe me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Për, ndërkohë deputetët e partive opozitare do të marrin pjesë në seancat plenare që do të nisin javcën e ardhshme, si edhe në punimet e komisioneve parlamentare, raporton Zëri i Amerikës. (r.m.)

Comment

*