Ora 19:00, në “Selman Stërmasi”, Partizani do fitoren për Europën, Skënderbeu për krenarinë

Java e 30-të e Kategorisë Superiore mbyllet këtë të hënë, në orën 19:00, me sfidën e “Selman Stërmasit”, Partizani – Skënderbeu. Edhe pse nuk është një përballje që vendos për titullin kampion, pasi skuadra e Dajës praktikisht e ka hipotekuar trofeun më të rëndësishëm në vend, mbetet një duel i zjarrtë e që pritet të dhurojë shumë emocione.

Ndonëse pikët i mbajnë rivalët në distancë, krenaria e skuadrës korçare për të dominuar në Superiore dhe objektivat e Partizanit për të luajtur në Europa League, që sigurohet me vendin e tretë, sugjerojnë një ndeshje të luftuar dhe të pakompromis.

Partizani ka rrëshkitur në vendin e katërt, pas fitores së Luftëtarit në Shkodër, me dy pikë më pak se bluzinjtë (47 dhe 45), ndaj për t’u kthyer në pozicionin e tretë duhet patjetër të fitojë ndaj Skënderbeut. Edhe pse në bilancin e përgjithshëm të kuqtë thuasje trefishin e fitoreve të Skënderbeut, në këtë sezon korçarët janë shfaqur superiore me dy fitore dhe një barazim dhe pa pësuar asnjë gol (2-0, 0-0, 1-0).

Trajneri, Klevis Dalipi, i kushtëzuar edhe nga dosmosdoshmëria e fitores, pritet të hedhë në fushë një formacion sulmues me skemën 4-2-3-1, me Hoxhën në portë, Ibrahimi, Gojkovic, Belica dhe Kotobelli në mbrojtje, Batha dhe Telushi si shkatërrues, ndërsa Asani, Progni dhe Trashi në mbështetje të Bardhit.

Muk ka asnjë dyshim për formacionin e Skënderbeut Ilir Daja, që pritet të aktivizojë Teqjen në portë, Vangjeli, Radas, Aliti dhe Mici ne mbrojtje, Nimaga, Osmani dhe Lilaj ne mesfushë, ndërsa në sulm Muzaka, Vila dhe Gavazaj.SuperSport

22/04/2018
Flamurtari 3 – 1 Teuta Durrës
Laçi 0 – 0 Kukësi
21/04/2018
Kamza 2 – 1 Lushnja
Vllaznia Shkodër 0 – 2 Luftëtari Gjir…
15/04/2018
Teuta Durrës 2 – 0 Vllaznia Shkodër

Klasifikimi

# Skuadra P
1 Skënderbeu Korçë 66
2 Kukësi 55
3 Luftëtari Gjir… 47
4 Partizani Tirana 45
5 Laçi 43
6 Flamurtari 43
7 Kamza 37
8 Teuta Durrës 33
9 Vllaznia Shkodër 33
10 Lushnja 10

Comment

*