ORA E MURIT

Tregim nga Sami Milloshi

Sami Milloshi

Kur Mark Gurra mberriti ne Mide, nje qytet i vogel ne mes te fushave te paane te Nebraskes, ishte mesi i dimrit. Shtepia e Jeff dhe Jean Miller qe do te behej streha e tij ishte pak menjane,ngjitur me nje hangar te madh drithi,nga ata qe zene edhe pamjen e diellit per nga madhesia.
Per Markun kjo ishte me shume nje pamje fshati se sa qyteti. Traktori ne garazh, ishte nje shenje.Por nuk ishte vetem traktori… Gjithe sa bisedonin te zotet e shtepise lidhej me fshatin. Kur i shtroheshin ata bisedes per fushat me miser qe mbillnin dhe korrnin,kur ankoheshin per veren e thate dhe pa shi,kur fluturonin nga gezimi qe qeveria ne Washington ua kishte ulur taksat e blerjes se farerave te reja, e te tjera si keto,Mark Gurres i behej se kishte lene nje qytet te madh ne Shqiperi qe po ia merrte frymen betoni dhe kishte ardhur ne nje fshat te vogel ne Midwest, ne mes te Amerikes.
Por,gjithsesi, Marku e kishte nje ngushellim,kur futej brenda ne shtepi mahnitej me menyren se si komunikonin Jeff dhe Jean si burre dhe grua. Duheshin aq shume sa ,Mark Gurres i dukej se dashuria e tyre ishte edhe me e madhe se sa fushat e paane te Midwestit. Jeff i drejtohej Jean me fjale te embla qe ne mengjes:” Si fjete mbreme sweety?” dhe e puthte ne buze. Po edhe Jean ia kthente me po te njejten monedhe. Edhe ajo e perqafonte gjithe afsh, a thua se nuk ishin te thinjur dhe gjysher,por sapo po shijonin muajin e mjaltit. Ate muaj, qe ne syte e Mark Gurres, dukej se ne ate shtepi nuk kishte te sosur…
Gjithe cfar po shihte me syte e tij,i krijuan dite pas dite Markut ate ndjesine e vertete per cka ishte shtepia ne Mide,dhe ia fashiti nga mendja iluzionin se ishte fshat. Jo,dhe jo! Mark Gurra u bind se aty ne ate shtepi ai kishte hasur qyteterimin me te ndritshem,madje edhe me te ndritshem se qyteterimet e lashta te perseve,te grekeve ,te kinezeve apo edhe te romakeve. Por,Marku e kuptonte ndryshimin. Per qyteterimet e lashta kishte biblioteka me libra ane e mbane Botes,ndersa per kete qyteterimin e fshatit Mide,do t’i duhej te deshmonte vete… Ashtu,sic e kishte pas thene nje burre i mencur nga vendlindja e tij RRNO PER ME TREGUE…
Keshtu i kaloi dy dimra ne Mide Mark Gurra. Paradite punonte ne nje fabrike te prodhimit te qumeshtit te sojes,ndersa mbasditeve shkonte ne nje kolegj te mesonte per inxhinier kompjuterash. Ishte kaq i zene,sa nuk kishte kohe te merrte fryme .Edhe me Jeff dhe Jean po shihej rralle. Rralle e per mall, sic thone shqiptaret,u kishte shpjeguar proverbin mikpritesve amerikane Marku.
Nje nga keto mengjeset e rralla,Jean i kishte dhene Markut lajmin e kobshem.
Qe Jeff kishte pesuar atak ne zemer ndersa pushonte ne shtepine verore qe kishin ne Colorado. Marku qe zverdhur i teri nga ky lajm i befte dhe i qene mbushur syte me lot njesoj sikur Jeff te kishte qene babai i tij. Dhe ashtu me sy te mjegulluar prej loteve,ia kishte hedhur veshtrimin ores se murit qe ,kushedi se pse kishte nje jave qe kishte heshtur…
Oren e murit Mark Gurra e kishte blere per Jeff dhe Jean me rastin e dyzetvjetorit te marteses se tyre.
– Sa keq me vjen Jean – i kishte thene Marku zonjes Jean. – Te pakten ta kisha ndrequr oren e murit ,sic i pata premtuar Jeffit .
– Do ta ndreq une- i qe pergjigjur Jean. Marku gjithnje thoshte se kjo ore muri na ka sjelle fat ne kete shtepi. Dhe,ti e di,veten e quante akrepi i vogel i ores, ai qe mat oret,kurse mua me quante akrepin e madh qe mat minutat. Me kishte quajtur keshtu ngaqe nxitoj kur eci…
– Mua me kishte vene nofken ZILJA e Ores- kishte shtuar Marku ne ngasherim e siper.

Dy jave me vone pasi qe zhvilluar ceremonia mortore e Jeffit, Jean kishte filluar ndertimin e varrit. Nje pllake mermeri gri me shkelqim te jashtezakonshem,sidomos kur e puthnin rrezet diellore te mengjesit. Mbi pllake qe shkruar REST IN PEACE JEFF. WE LOVE YOU.Pastaj qene rradhitur emrat e Jean dhe te tre femijeve te tyre: Dennis, Alicia dhe Richard.
Mbishkrimi dhe emrat ishin dicka e zakonshme sepse po ashtu kishin bere edhe te tjere ne varret e te afermve te tyre. Ajo cka ishte krejt e vecante, ishte se Jean mbi mbishkrimet kishte stampuar nje portret dysh ne porcelan te Jeff dhe te Jean. Kjo ishte dicka krejt e panjohur ne Mide, askush nuk kishte stampuar ne pllaka varri te vdekur dhe te gjalle bashke.
– E ka dashur shume Jeffin- kishte thene nje grua plake nje dite ne hyrje te varrezave.-“Prandaj e ka vene ate foto dyshe.”
Midasit pothuaj te gjithe kishin rene dakord me cfar kishte thene gruaja plake ne hyrje te varrezave. Madje dikush kishte shtuar se Mida tashme ka Romeon dhe Zhuljeten e vet dhe se askush tjeter nuk duhej ta perseriste gjestin qe kishte bere Jean…

Keshtu kaluan edhe dy jave te tjera nga funerali i Jeffit. Si u mbush muaji Jean e ftoi Markun ta hiqte oren nga muri dhe te shkonin ne Omaha tek orendreqesi per ta ndrequr. Marku qe shend e vere qe Jean u kujtua ta ngjallte dhuraten e tij,oren e murit qe kushedi pse kishte ndalur nje jave para se Jeffit t’i pushonte zemra.
Kur vajten te orendreqesi ,japonezi Yoshi ,aq i njohur per duart e tij te arta, Jean ia sqaroi Yoshit se si kishte pushuar ora nje jave para se Jeffi te kishte pesuar atakun ne zemer. Joshi e kishte falenderuar zonjen Jean ,sepse sipas tij,kjo ishte nje rrethane qe do ta ndihmonte ne ndreqjen e ores. Ai dha afat nje jave per ndreqjen e ores.
Pas nje jave Jean dergoi Mark Gurren te shkonte te orendreqesi te merrte oren ,me shprese te ndrequr.
Kur vajti tek dyqani, orendreqesi Yoshi me nje pezm qe rrallehere i shfaqej poshte syzave,ne syte e tij te vegjel sa nje kokerr gruri, tha:
-Oren nuk e kam ndrequr. Dhe ,te betohem,per zotin e madh ,as nuk jam i zoti ta ndreq. Kurre nuk me ka ndodhur keshtu ndonjehere me pare.
Mark Gurra pastaj ndoshta per ta ndihmuar i tregoi historine se si e quante
Jeff veten akrepi i madh dhe se si ai i thoshte te shoqes Jean ” se ti je akrepi i minutave”….
– Mua me quante ” Zilja e ores- tha Mark.
– Nuk dij cfar te te them- i qe pergjigjur orendreqesi Yoshi Markut.- Por,kam nje ndjesi se nuk ma keni treguar plotesisht historine e kesaj ore….
– Ta kemi thene,Yoshi- tha Mark Gurra. Aq shume e ka dashur Jean Jeffin sa ata te dy ne fshatin tone i quan i madh e i vogel Romeo dhe Zhuljete. Madje, qe ta dish,se ndoshta nuk e di,ne Mide,askush deri me sot nuk ka vene nje foto dyshe te nje te vdekuri dhe nje te gjalli mbi nje pllake varri. Jean eshte e para dhe e fundit. Askush tjeter nuk do ta beje kete gjest ne te ardhmen. Kjo eshte e sigurte si drita e Diellit.”
– E po prandaj une nuk jam i zoti ta ndreq kete ore. Se akrepi i ores nuk mund te funksionoje po nuk funksionoi edhe akrepi i minutave.Dhe anasjelltas, as akrepi i minutave nuk punon, po heshti akrepi qe tregon oren. Ju nuk ma thate kete kur sollet oren. Merre oren dhe coja zonjes Jean -tha orendreqesi Yoshi.

– E cfar i duhet asaj ora e pandrequr? – pyeti gati i derrmuar ne zemer Mark Gurra.
-Kjo ore meriton te pushoje prane Romeos dhe Zhuljetes ne Mide….- tha orendreqesi Yoshi.

Comment

*