Organizata e gruas shqiptare ka një lutje për Presidentin Trump

Kthejeni Cile Precetajn në SHBA, që fëmijët e saj të mos rriten jetimë me nënën gjallë

 

Datë 19 Qershor 2018

Letër Presidentit të SHBA Z. Donald Trump

I nderuar President,

Organizata jonë e gruas shqiptare- amerikane The Women’s Organization Hope & Peace, me qendër në New York, e cila meret me të drejtat e gruas dhe fëmijëve, kundër dhunës e trafikimit njerëzor, kërkon nga ana juaj bashkimin e zonjës Cile Precetaj me familjen e saj në SHBA. Sipas ligjeve Amerikane ajo u deportua në Shqipëri, por ne si nëna, motra shqiptare – amerikane kërkojmë që brënda kompetencave tuaja të rishqyrtoni kërkesën e saj për ribashkim me familjen, tre fëmijët e saj të mitur.

Nuk na shërbejnë lotët, dhimbjet, e veçanerisht të fëmijëve të vegjël që të rriten jetim me nënë gjallë.

Shpresojmë se kërkesa jonë do të merret në konsideratë dhe zj. Cile Percetaj të kthehet sërish në gjirin e familjes së saj të dashur.

The Women’s Organization “Hope & Peace” – New York

Comment

*