Organizata “Motrat Qiriazi” festoi 25-vjetorin e aktivitetit

NEW YORK – Në një atmosferë festive, këto ditë organizata “Motrat Qiriazi” në Manhattan festoi 25-vjetorin e aktivitetit. Përvec anëtarëve të saj, merrnin pjesë figura të njohura të komunitetit, aktivistë, ambasadorë e mysafirë amerikanë. Mysafir i vecantë ishte kongresisti Eliot Engel me bashkëshorten Patricia Engel, e cila me propozimin dhe rekomandimin e Gena Bajramit nga gazeta “Illyria” u nderua me një mirënjohje për fuqizimin e rolit të gruas në shoqërinë amerikane dhe më gjerë si dhe për mbështetjen e saj në veprimtarinë shumëvjecare të bashkëshortit Eliot Engel, i cili ka dhënë një ndihmë të pakursyer për zgjidhjen e cështjes shqiptare.

Në këtë mbrëmje merrnin pjesë: ambasadorja e Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Besiana Kadare, konsullja e Kosovës në New York, Teuta Sahatqia, anëtari i Këshillit të Bashkisë së New York-ut, Mark Gjonaj, Ariel Palitz nga zyra e Kryebashkiakut të New Yorkut etj.

Himnet kombëtare të Shqipërisë dhe Amerikës i interpretoi me shumë mjeshtëri tenori Riad Ymeri.

Organizata nderoi aktivistët e komunitetit shqiptaro-amerikan që kanë përkrahur atë në punën 25 vjecare si: Dr. Anna Kohen, Esmeralda Mosko, Dr.Shpresa Xhakli, Harry Bajraktari, Fadil Berisha, Sergio Bitiçi, Lou Fundos, Georgio Kolaj, Edward Toptani, Isidoros Tsamblakos, Kumrije Selimaj, Albert Fundos, Shqipe Malushi, Lule Pula si dhe Albana Krasniqi për shpëtimin e jetës së fëmijëve shqiptarë.
U nderuan edhe gazeta shqiptaro – amerikane “Illyria”, Federata Pan Shqiptare “Vatra” Shkolla Shqipe “Alba Life”, “Albanian Culture TV”, gazetari Beqir Sina, “Albanian Yellow Pages”, “Children of the Eagle -Albanian American Dual Language &Culture School”.
Sabita Ballo dhe Kino Gira u vlerësuan për mbështetjen financiare dhe kulturore dhënë organizatës “Motrat Qiriazi”. (Illyria)


Comment

*