Organizata “Motrat Qiriazi” festoi 7-8 Marsin dhe 25 Vjetorin e themelimit

Këtë vit Orginzata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” nderoi tre gra që me mënyrën e tyre kan ndryshuar jetën tonë, me Çmimin “Gruaja e Vitit”, Merita Halili, Çmimin, “Mësuesja e Vitit” Vjosa Nikçi– dhe me Çmimin “Arritjet Jetësore” nënën Bahrije Bytyçi

 

Nga Beqir Sina

Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi”, në New York, festën kushtuar 7-8 Marsit, tashmë e kanë kthyer për 25 vjet në një traditë shumë të bukur, në komunitetin shqiptar.

Të mësuar nga vendlindja sot nuk gjen një grua apo mësuese shqiptare, të mos këtë mall dhe nostalgji për këto dy festa që ndër vite u shndërruan në ditë nderimi për mësuesin dhe nënën dhe të marra së bashku për dijen, sakrificën, vetëmohimin e rolin vendimtar që nëna dhe mësuesi luajnë në të ardhmen e shoqërisë, pavarësisht se këto festa nuk i shpëtuan në atë kohe ideologjisë së partisë.

Këtë vit mbremja e bukur dhe më e dashur grave dhe mësuesve u zhvillua në 10 mars, në lokalin luksoz “Battery Gardens Restaurant” me një panoramë mahnitëse të këtij ishulli njujorkez, me pronar shqiptar Paul Nicaj.

Mjedist e restorantit, ku u zhvillua festa ishte e mbushur me pamjen festive, me muzikë shqiptare të përgatitura me shumë kujdes nga këto gra shqiptare, orkestra e drejtuar nga mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni , dhe këngëtarja e njohur Merita Halili – Soprano Dëshira Ahmeti – Kerliu, Bariton Rijad Ymeri, dhe këngëtarja Ludmillla Baballiku, të cilët së bashku krijuan një atmosferë shumë familjare, të dashur e të ngrohtë për të gjithë.

Një moment tepër prekës, dinjiteti dhe krenarie në këtë fest ishte nderimi që iu zonjës Bahrie Bytyçi, Nënës, së tre djemëve të saj dëshmor të lirisë së Kosovës, Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyçi.

“Një Nënë e madhe e lirisë së Kosovës të cilës të gjithë do t’ja kujtojmë sakrificën”, tha Beti Beno, Esq., Presidentia e Organizatës Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qirjazi” duke vlerësuar Bahrije Bytyçin, për punën e saj dhe veprimtarinë e madhe humanitare në kohën e luftës në Kosovë.

Ndërsa, folësit thanë se ajo është : “Një Nënë e guximshme dhe humanitare, zëmërmadhe, që lindi dhe ia dha Kosovës tre djemtë e saj, të cilët së bashku me djemt e vajzat nga Amerika, Batalionin”Atlantiku”, shkuan e luftuan në Kosovë, për çlirimin dhe liirinë e Kosovës”.

Mbrëmjen festive e përshëndeti Presidentja Beti Beno, ndërsa fjalën kryesore e mbajti kryesuesja e Bordit Këshillëdhënës të Organizatës “Motrat Qirjazi”, Alda Mosko.

Dëshira Ahmeti-Kërliu, Raza Sinanaj dhe anëtari i Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, që ndanë çmimet dhe përshëndetën festën e grave dhe të mësuesit.

Në këtë festë morën pjesë mbi 260 mysafirë dhe mbështetës të AAWO, “Motrat Qiriazi”, për të nderuar Merita Halilin, “Gruaja e Vitit” 2018, Vjosa Nikci, “Mësuesja e Vitit” 2018, dhe Znj. Bahrije Bytyqi, Marrëse e Çmimit të “Arritjes Jetësore” 2018.

Presidentia e AAWO, znj. Beti Beno, Esq. gjatë fjalës së hapjes së saj falënderoi donatorët, anëtarët, vullnetarët dhe mbështetësit e vazhdueshem të organizatës dhe vlerësoi punën e bërë nga AAWO në shërbimin e komunitetit, grave dhe fëmijëve në nevojë.

Kurse, Alda Mosko, falënderoi anëtarët e Bordit të Drejtorëve për angazhimin dhe shërbimin e tyre për organizatën dhe secilës prej tyre iu dha një pllakë Mirënjohje me një dhurat në këtë përvjetor të veçantë të 25 vjetorit të kësaj organizate.

Mbrëmja gala u prezantua nga dy artistët shqiptar Rejhan dhe Luan Bexheti, të cilët me paraqitjen e tyre elegante dhe elokuente të mbrëmjes i dhanë edhe më shumë bukuri kësaj feste.

Dr. Shpresa Xhakli, dhuroi për festën buqeta të freskëta lule për tre gratë e nderuara për këtë vit.

Duke përcjellur falënderime të veçanta për përpjekjet për mbledhjen e fondeve nga Zhuljeta Bujaj nga Brothers Taverna, për ngritjen e fondeve për kujdesin mjekësor të Laurent Muratit, znj. Alda Mosko, tha se:” Përfitimet në mbrëmjen e kësaj feste do të shkojnë për rritjen e fondit për shërimin e artistit kosovar Laurent Murati, i cili ka pësuar dëme të organeve gjatë operacionit të zemrës”.

Mbrëmja vazhdoi me gëzim dhe harenë e madhe të këtyre grave që gëzonin e festonin nën tingujt e bukur të këngës e valles shqiptare, deri në orët e vona të saj.

Surpriza e për këtë natë ishte loja e fatit në fund e cila mbylli këtë festë tradicionale të grave të shquara shqiptare në SHBA, të cilat e festojnë për 25 vjet.


Comment

*