Orkestra e famshme Filarmonike e Vienës luan “Danubin Blu” në Tiranë, me qeleshe e gota raki

TIRANË (AA) – Aktivitetet kulturore në Tiranë për këtë vit kanë filluar me koncertin e violinistit Shkëlzen Doli dhe Ansamblit Filarmonik të Vjenës, duke vazhduar në këtë mënyrë atmosfera festive edhe në ditët e para të vitit të ri, raporton Anadolu Agecy (AA).

shkelzeniNë Pallatin e Kongreseve në Tiranë publiku shqiptar ka shijuar të hënën në mbrëmje tingujt e muzikës së violinistit Doli, duke u organizuar kështu një ngjarje unike artistike për kryeqytetin dhe artdashësit shqiptarë.

Së bashku me 36 artistë nga Vjena Doli ka perfomuar për rreth 1 orë e 30 minuta, duke marrë duartrokitjet e artdashësve të shumtë që kishin mbushur Pallatin e Kongreseve.

Ministria e Kulturës duke e konsideruar këtë koncert si një frymëzim të fuqishëm për të gjithë artistët e rinj në Shqipëri, synon që edhe të shërbejë për rritjen e bashkëpunimit në botën e artit dhe kulturës, por edhe të komunikimit ndërkombëtar, me një theks të veçantë për promovimin e Shqipërisë në rajon dhe më gjerë.

Ky koncert u mbështet nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, Ambasada e Austrisë në Tiranë, si dhe nga institucione të tjera të larta të të dy shteteve.

Një pjesë e të ardhurave të mbledhura nga shitja e biletave të këtij koncerti do të shkojë për bamirësi.

Comment

*