Orkestra e të Rinjve të Kosovës zë vendin e parë në Belgjikë

Prishtinë, 5 maj 2019 – Orkestra e të Rinjve të Kosovës e ka zënë vendin e parë në Festivalin Evropian të Muzicizntëve të Rinj (“European Music Festival for Young People”), në Neerpelt të Belgjikës.

Ky formacion i instrumentistëve të rinj ka ngadhnjyer në një garë shumë të fortë, ku kanë marrë pjesë mbi 200 orkestra nga mbarë bota.

Orkestra e të Rinjve të Kosovës, e udhëhequr nga Kushtrim Gashi, dirigjent dhe drejtor, është prezantuar në festival me një program prej 25-minutësh, me veprat: “Albanian Overture” të Hajrullah Sylës, “Valle hungareze 5 dhe 6” të Johannes Brahms dhe “Simfonia nr.8”, koha e parë, të Franz Schubertit.

Kjo është hera e dytë që Orkestra e të Rinjve të Kosovës merr pjesë në Festivalin Evropian Muzikor të të Rinjve në Neerpelt, kur e kishte zënë çmimin e dytë në kategorinë e orkestrave simfonike. (r.m.)

Comment

*