OSBE kërkon zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Prishtinë, 16 korrik 2018 – Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të zbardhin vrasjen e politikanit serb nga Mitrovica, Oliver Ivanoviq.

Në një postim në Facebook, OSBE thekson se gjashtë muaj pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, “fajtorët vazhdojnë të jenë të lirë dhe publikisht dihet pak rreth progresit eventual të hetimeve”.

“Takimi i kohëve të fundit në mes hetuesve policorë përkatës nga Prishtina dhe Beogradi – si edhe shkëmbimet tjera të tyre – janë pozitive dhe ne e inkurajojmë komunitetin e zbatuesve të ligjit dhe të gjitha palët e interesuara që të bëjnë maksimumin e tyre për të zbardhur këtë rast”, thuhet në postimin e kësaj organizate.

OSBE vlerëson se rasti Ivanoviq është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Siç kemi thënë në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ky rast është test i madh për sundimin e ligjit në Kosovë dhe ashtu mbetet edhe sot”, thekson OSBE.

Oliver Ivanoviç është vrarë para selisë së partisë së tij, në Mitrovicën Vetriore, më 16 janar të këtij viti, kurse autorët e këtij krimi nuk janë kapur ende nga policia. (r.m.)

Comment

*