Osmani: Çfarëdo marrëveshje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës

Prishtinë, 4 shtator 2020 – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se çfarëdo marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë duhet të kalojë në Kuvendin e Kosovës”.

Ajo ka thënë se, para se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t`i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Zonja Osmani ka theksuar se procesi i dialogut me Serbinë duhet të zhvillohet në transparencë të plotë.

Kryeparlamentarja Osmani i ka shprehur këto qëndrime në një takim me ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernval, ku është biseduar për fuqizimin e rolit të këtij institucioni në procesin e dialogut me Serbinë.

Si njofton kabineti i kryetares së Kuvendit, në takim është biseduar për menaxhimin e pandemisë së COVID-19, për sesionin vjeshtor të Kuvendit dhe për zhvillimet aktuale në Kosovë.

(r.m.)

Comment

*