Osmani: Delegacioni i Kosovës në Uashington nuk arriti të realizojë çfarë premtoi

Prishtinë, 5 shtator 2020 – Kryetarja e Kuvendit të Kosoves, Vjosa Osmani, e ka mirëpritur njohjen e shtetit të Kosovës nga Izraeli, duke e vlerësuar si njërën nga njohjet më të rëndësishme për Kosovën. Ajo e ka vlerësuar sidomos rolin e Snteteve të Bashkuara në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Në anën tjetër, kryeparlamentarja Osmani e ka kritikuar delegacionin e Kosovës se ka dështuar të realizojë çfarë u ka premtuar një kohë të gjatë qytetarëve të Kosovës. Ajo i ka renditur disa prej premtimeve që ka bërë kryeministri Hoti në Kuvendin e Kosovës dhe në paraqitjet publike të tij.

Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë. Kjo edhe…

Posted by Vjosa R. Osmani on Saturday, September 5, 2020

(r.m.)

Comment

*