Osmani i quan artificiale përplasjet mes Thaçit e Mustafës për Asociacionin

Prishtinë, 22 shtator 2020 – Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, i ka quajtur artificiale përplasjet e presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të LDK-së, Isa Musta, lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovës.

“E konsideroj si një përplasje artificiale sepse si në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja e cila është ratifikuar në Kuvend. Si në vitin 2015 kur është nënshkruar dokumenti për zbatimin e parimeve të asociacionit, në të dyja rastet kanë qenë bashkë. E kanë përkrahur njëra-tjetrën këto dy palë”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se më 2013 LDK-ja kishte përkrahur krijimin e Asociacionit, kurse më 2015 Thaçi qëndronte prapa Mustafës derisa po I nënshkruante dokumentet.

Osmani ka bërë të ditur se grupi parlamnetar I LËvizjes Vetëvendosje ka bërë kërkesë që Kryreministri Avdullah Hoti të raportojë para kuvendit për punën 100 ditëshe të qeverisë.

“Kemi marrë një kërkesë nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje  që kryeministri të ftohet për raportim për 100 ditëshin e qeverisë. Kur të caktohet data do të kemi një seancë.”, ka thënë Osmani.

(r.m.)

Comment

*