Osmani: Thaçi po e degradon institucionin e Presidentit

Prishtinë, 25 tetor 2017 – Deputetja e LDK-së Vjosa Osmani ,sot, në seancën e Kuvendit të Kosovës, e ka akuzuar Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, se po e shkel institucionin e Presidentit.

Sipas Osmanit, presidenti nuk po e luan rolin e vet si faktor uniteti dhe këtë.

“Ky president, lëre që nuk e përfaqëson unitetin, por çdo ditë po e degradon institucionin e presidentit”, ka theksuar Osmani.

Sipas saj, Thaçi e ka dëshmuar qysh nga shpërbërja e parlamentit, kur ai mblidhte vota për mocionin e rrëzimin e Qeverisë, e deri kur filloi të bëjë fushatë për PDK-në.

Deputetja Osmani e ka akuzuar Thaçin për një takim që ai e ka pasur sot me kandidaten e PDK-së për kryetare të Mitrovicës, si edhe për keqpërdorimin e komuniteteve pakicë për qëllime ektorale të PDK-së.

Osmani ka thënë gjithashtu se Thaçi nuk ka qenë transparent as për takimet e tij me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, dhe as për procesin e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Kosovës.

Sipas saj, më e rënda është deklarata e tij kundër shteteve të Bashkimit Evropian dhe shteteve mike, me të cilat, sipas saj, ai zrezikon marrëdhëniet e mira me shtetet që kanë ndihmuar Kosovën. (r.m.)

Comment

*