Pa profesor Riza Sadikun!

Leonora Laçi

Leonora Laçi

Sekretare e Përgjithshme e Shoqates “Trojet e Arbrit”

Nuk e kisha menduar se do të shkruaja për studiuesin Riza Sadikun me këtë motiv, nuk do të doja të ishte shkrim ngushëllues. Këtu nuk do të bëj biografinë e tij pasi të tjerët para meje e kanë bërë atë, por dhe veprimtaria e tij flet vetë, ku ishte i njohur deri në ShBA-n e largët. Për të duhen shkruar shumë e shumë artikuj.

Studiuesi Riza Sadiku ka qenë një mbeshtetës i ngushtë në punen time studimore, sepse ishte njohës i aktivitetetit të diasporës shqiptare dhe kishte shkruar artikuj e libra, po ashtu me perkushtim paraqiti dhe ekspozitën “Amerika për Kosovën” kishte mbledhur dokumente në arkivat private të mërgatës. I jam mirënjohëse për dashamirësinë dhe këshillat e vlefshme që me ka dhënë.

Riza Sadiku

Ishte njeri me mendje të hapur, nacionalist dhe largpamës. Gjatë bisedave shoqerore me anëtarët e Shoqatës kishte aq shumë për të diskutuar rreth tematikave historike. Profesor Riza ishte edhe një familjar model dhe s’kishte si të ndodhte ndryshe ku dy vajzat e tij ishin të mirëshkolluara e të punësuara, pata rast vjet të njoh dhe bashkëshorten e tij, një grua fisnike.

Shpesh konsultohesha me të kur me mungonin materiale te diasporës dhe ai pa përtese më vinte në dispozicion gjithçka kishte, me një dëshirë të madhe vetëm e vetëm të vazhdoja rrugëtimin që ai i kishte kushtuar një jetë të tërë.

Shoqata Trojet e Arbrit do e ndjejë boshllekun që ka lënë pas, pasi ishte një mbeshtetes i perhershëm i yni. Dhe une si Sekretare e Përgjithshme e Shoqatës dua t’i shprehi ngushëllimet me te sinqerta familjareve te tij, në emrin tim personal dhe në cilësinë e sekretarës duke mos pasur mundësi për të qenë pranë dhimbjes së tyre.

Shoqata ka humbur një studiues të fortë, të gjithë ne kemi humbur një njeri me vlera të medha njerëzore dhe intelektuale.

Profesor u prefsh ne paqe sëbashku me tet bir që u nda nga jeta në moshë aq të re, ai te mori në gjirin e vete kaq shpejt.

Comment

*