Pacolli: Anëtarësimi i Kosovës në OKB zgjidh problemet me fqinjët

Bruksel, 24 qershor 2018 – Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i vendit, Behgjet Pacolli, ka thënë zgjidhja e problemeve të mbetura me fqinjët arrihet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në organizmat tjerë ndërkombëtarë.

“Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe organizmat tjera ndërkombëtare është platforma jonë e zgjidhjes së të gjitha problemeve të mbetura me fqinjët”, ka shkruar Pacolli në Facebook, pas një takimi në Bruksel, me kryediplomaten e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

“Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë gjithmonë në kontekst të progresit dhe përparimit drejt integrimeve euroatlantike”, është shprehur Pacolli.

“Liberalizimi i vizave për Kosovën do të marrë udhê menjëherë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, i cili fuqishëm jam i bindur se do të jetë pozitiv”, ka thënë ai. (r.m.)

Comment

*