Pacolli e Kurti biseduan për bojkotin e seancës konstitutive nga PAN-i

Prishtinë, 9 gusht 2017 – Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se sot gjatë ditës ka zhvilluar një takim me kandidatin e lëvizjes Vetëvendosje pqër kryeministër, Albin Kurti.

Pacolli ka thënë se me Kurtin ka biseduar lidhur me bojkotimin e seancës konstituive nga deputetët e koalicionit PAN (PDK-AAK-NISMA).

“Para seancës të nesërme, në takim me Albin Kurtin, biseduam për bojkotimin e seancës konstitutive nga koalicioni PAN”, ka shkruar Pacolli, në një postim në Facebook. (r.m.)

Comment

*