Pacolli i falënderon partitë për arritjen e konsensusit për demarkacionin

Prishtinë, 24 shkurt 2018 – Kryetari i AKR-së dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shprehur i lumtur që është arritur koncensusi për kalimin e demarkacionit dhe për zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.

“Një falënderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjve të Kosovës. Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli që nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgjidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin”, ka thënë Pacolli.

“Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të zvkryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtëzakonshëm, pa të cilin do të ishte shumë e vështirë.

Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur”, ka thënë Pacolli. (r.m.)

Comment

*