Pacolli kërkon që Shqipëria të oërfshihet në dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 14 shtator 2018 – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, dhe homologu i  tij shqiptar, Ditmir Bushati, kanë biseduar sot në Prishtinë lidhur me dialogun mes Kosovës e Serbisë, e cila do të duhej të përfundonte me një marrëveshje përfundimtare.

Ministria e Jashtme e Kosovës njofton se Pacolli dhe Bushati janë pajtuar se marrëveshja përfundimtare Kosovës-Serbi duhet të arrihet sa më shpejt dhe kanë theksuar se kjo marrëveshje  nuk duhet të cenojë tërësinë territoriale të Kosovës.

Pacolli ka thënë se k kërkuar që edhe Shqipëria të përfshihet në dialogun midis Kosovës e Serbisë.

“Kam kërkuar që Shqipëria të mos jetë duarkryq në këtë proces por të jetë pjesë përbërëse e synimit tonë. Synimi ynë është dialogu me Serbinë. Shqipëria të jetë aty. Nëse mundet BE dhe SHBA të jenë prezentë, pse jo Shqipëria?!”, ka thënë ai.

Pacolli ka thënë gjithashtu se Shqipëria mund të japë kontribut edhe për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

“Këtë vit përpjekjet tona janë që Kosova të arrijë synimin e saj për lëvizje të lirë dhe në këtë drejtim kërkojmë përkrahje edhe nga Shqipëria”, ka thënë Pacolli.

“Ne bashkë me Bushatin do të udhëtojmë në Neë York ku do të kemi shumë takime të përbashkëta që lidhen më çështjen e liberalizimit të vizave”, ka shtuar ai.

Ndërsa Bushati ka thënë se nuk do të mungojë përkrahja e Shqipërisë për procesin e liberalizimit të vizave.

“Unë jam i sigurt që kjo sfidë do të kalohet dhe Kosova do të përfshihet në listën e bardhë të Shengenit. Tani nuk ka më asnjë justifikim për të mos u kryer ky proces”, ka thënë ai.

Pacolli dhe Bushati kanë diskutuar edhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, sidomos në fushën e ekonomisë.

Shefi i diplomacisë së Shqipërisë po zhvillon takime me krerët e institucioneve të Kosovës. (r.m.)

One Response to “Pacolli kërkon që Shqipëria të oërfshihet në dialogun Kosovë-Serbi”

Read below or add a comment...

  1. kshillusi says:

    PPo Si enveri me titun
    Cfsre fjalet those kryeministri I skiperise kosovaaret le Ta rregullojepne vets Und nuk behem………i kosovesAshtu befit bace enveri 41- 80

Comment

*