Pacolli: Kosova është pjesë agjendës për pranim në INTERPOL

Prishtinë, 8 mars 2018 – Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, ka thënë se Kosova ka lëvizur përpara në rrugën drejt anëtarësimit në INTERPOL.

Sipas tij, Kosova tashmë është pjesë e agjendës për t’u bërë pjesë e kësaj organzate.

“Kosova në agjendë për t’u pranuar në Interpol. Kjo është shenja e parë se Kosova do të anëtarësohet ne Interpol, për çka ne kemi punuar shumë”, ka thënë Pacolli për Gazetën “Express”.

Kryeministri Ramush Haradinaj, me të marrë mandatin, kishte vendosur që Kosova të tërhiqte përkohësisht kërkesën për anëtarësim në këtë organizatë, me arsyetim se Kosovës do t’i mungonin votat e nevojshme dhe se nuk dëshironte të përsëritej e historia e ërkesës për anëtarësim në UNESCO.

Asokohe ka pasur raportime se kjo ishte kërkuar nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës, për shkak se Kosova nuk do të siguronte votat për anëtarësim.

Ky vendim kishte hasur në kritika të ashpra të opozitës aktuale, sidomos të ish-ministrit të Brendshëm, Skender Hyseni, i cili thoshte se kishte marrë premtime të mëdha se do të miratohej kërkesa e Kosovës për pranim në INTERPOL. (r.m.)

Comment

*