Pacolli: Leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh

Prishtinë, 12 gusht 2017 – Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në Facebook, u ka bërë thirrje liderëve politikë shqiptarë që të lënë anash interesat e tyre dhe të merren vesh për krijimin e institucioneve.

Pacolli ka thënë se kërkesa e tij për zhbllokimin e procesit është “keqkuptuar” dhe ka theksuar se kjo kërkesë “nuk nënkupton lëvizje apo luhatje” nga pozicionet e tij.

Postimi i plotë i Pacolli në Facebook:

 

Postimet e mia të fundit që të zgjidhet problemi i bllokadës në favor të qytetarëve, dhe thirrjet e mija për liderët e partive parlamentare shqiptare që të “sakrifikojnë” nga vetja dhe ta qesin Kosovën në rendin e parë, nuk nënkupton lëvizje apo luhatje nga pozicionet e mia, (siç i quajti dikush për karrierë apo interes – të dyja këto moti i kam dhe i kam realizuar më së miri deri më tash).

Si rezultat i kësaj mu mundësua që të kuptoj dhe të shoh se kush po punon për interesat e vendit e kush për qëllime specifike.

Dikush madje më telefonoi dhe më tha “qëndro me ne se e kemi me ta “lartësu BURRERINË”. Më bëri me qesh !!!!

Në rregull, unë me prezencën dhe lutjet e mija për ju po dëshmoj burrëri (nuk po kërkoj asgjë), por tregojeni ju burrërinë tuaj, leni anash interesat dhe uluni e merruni vesh mes vete.

E konsideroj se bashkëpunimi ndërmjet LDK dhe VV të jetë edhe me intenziv edhe pse mundet per lidershipin e dy partive te konsiderohet si “Sfide sakrifice” por bëjeni atë per rrespekt ndaj votës dhe deputeteve qe ju përcjellin.

(r.m.)

Comment

*