Pacolli tashmë shihet si partner i PAN-it

Prishtinë, 11 gusht 2017 – Behgjet Pacolli dhe tre deputetë të partisë së tij, AKR-së, të enjten kanë qenë bashkë me kolegët e tyre të koalicionit LAA dhe të  Vetëvendosjes, në vazhdimin e seancës konstitutive të Kuvendit, e cila është duke u bojkotuar nga fituesi relativ i zgjedhjeve, koalicioni PAN.

Por, Pacolli dhe partia e tij tashmë po shihen si partnerë të Koalicionit PAN, shkruan sot Koha Ditore.

Si justifikim për të ndërruar kampin politik është duke u konsideruar ultimatumi i kreut të AKR-së, nëpërmjet të cilit ai ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe nga partia kryesore e koalicionit LAA, Lidhja Demokratike e Kosovës, që brenda dhjetë ditësh t’ia dëshmojnë se e kanë arritur marrëveshje mes tyre dhe e kanë siguruar shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë.

Imer Mushkolaj është analist politik, nuk sheh mundësi që brenda afatit kohor prej dhjetë ditësh, siç kërkohet me ultimatum, të mundë të përmbushet kërkesa e Pacollit. (r.m.)

Comment

*