Pacolli: Votojmë për krijimin e qeverisë së re, nuk bëhemi pjesë e koalicionit

Prishtinë, 1 maj 2020 – Kryetari i Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka deklaruar se partia e tij nuk do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeverisës, por do të votojë për krijimin e qeverisë së re. Ai ka thënë se krijimi I qeverisë së re është në interest ë qytetarëve.

“AKR-ja mbetet jashtë koalicionit, por do të mbështesë çdo veprim të çdokujt që shkon në interes të qytetarëve të Kosovës dhe të një qeverisjeje të mirëfilltë të vendit. Edhe pse do të rrimë në opozitë, kemi vendosur se dy votat e AKR-së të shkojnë në favor të krijimit të kësaj qeverie”, është shprehur Pacolli për televizionin “Ora News”.

A e mbeshtesni qeverinë Hoti në Kosovë

Loading ... Loading ...

Sipas Pacollit, Qeveria Kurti nuk ka bërë asnjë akt që shkon në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës.

“Është një akt pak a shumë zhgënjyes dhe kjo ndodh në një moment jo të duhur, kur qytetartët e Kosovës ishin duke u përballur me pandeminë, por nuk duhet harruar edhe një fakt. Kjo qeveri nuk ka bërë asgjë për 3 muaj, nuk ka bërë asnjë akt pozitiv. Qeveria Kurti nuk ka bërë asgjë për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve të Kosovës. Edhe menaxhimin e kësaj pandemie nuk e ka bërë në mënyrën e duhur. Është duke bërë gabime çdo ditë. Kosova ka nevojë për një ekonomi të mirëfilltë. Kemi probleme të mëdha sociale në Kosovë”, ka thënë Pacolli.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, sot ka deklaruar se edhe AKR-ja e Behgjet Pacolli do të jetë pjesë e koalicionit të ri qeverisës.

(r.m.)

Comment

*