“I padëshiruari” i “Agimit të Artë”, Papas: Luftë Shqipërisë për Vorio Epirin

“Kemi ardhur sot këtu, në kufijtë artificialë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që të demonstrojnë luftën tonë për çlirimin e Vorio Epirit. Shqipëria e ka frikë “Agimin e Artë”, sepse është e vetmja parti që ka në programin e saj luftën për Vorio Epirin”-tha deputeti neonazist Kristo Papas

Denion Ndrenika

Partia neonaziste “Agimi Artë” dha të hënën shpjegime se përse zhvilloi një protestë në kufirin greko-shqiptar një ditë më parë, të dielën e 1 shtatorit 2013 në Pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës në rajonin Selanik-Korçë në juglindje të Shqipërisë. “Agimi i Artë” tha se protesta ishte dëshmi se do të luftojnë për atë që e quajnë “Vorio Epir” apo “Epiri i Veriut”, një territor që sipas Greqisë i përket asaj dhe kinse është pushtuar prej Shqipërisë.
Një deklaratë e “Agimit të Artë” thotë se protesta e zhvilluar në territorin e Greqisë mori shkas nga ngjarjet në Përmet, ku u zbatua një vendim i formës së prerë të gjykatës për t’ia kthyer ish-Pallatin e Kulturës së qytetit Bashkisë nga pronësia e pretenduar e Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare si dhe zhvillimet në Himarë në një ceremoni përkujtim ore të vdekjes aksidentale të shtetaist Aristotel Guma, ndodhi e pretenduar se ishte vrasje e qëllimshme me prapavijë entike, meqë viktima vetëdeklarohej grek.

“Motiv për protestën, sipas njoftimit të “Agimit të Artë” ishin ngjarjet e fundit në Përmet, ajo që ata e quajnë “vala e terrorizmit të policisë shqiptare” në Himarë me rastin e ceremonisë përkujtimore të Aristotel Gumës, si dhe për të treguar se ata nuk harrojnë çështjen e Vorio Epirit”-raportoi korrespondenntja e televizonit “Neës 24” nga Selaniku. “Protesta e nacionalistëve grekë zgjati për rreth një orë dhe në të u dëgjuan slogane në mbështetje të çështjes së Epirit të Veriut, si “Atje, atje në Përmet do të ngrejmë lart flamurin grek”, ose “Vorio Epiri është Greqi, do të kthehemi sërish për këtë tokë”-raportoi korrespondentja nga Selaniku.
Protesta u udhëhoq nga deputeti i “Agimit të Artë”, Kristo Papas (në foto), një person i shpallur “i padëshiruar” nga Shqipëria për shkak të thirrjeve luftënxitëse, kundrakushtetuese dhe me pretendime territoriale ndaj Shqipërisë. Manifestuesit mbanin në duar tërë kohën simbole dhe flamuj të të quajturit “Vorio Epir”, të Greqisë dhe të nazizmit. “Agimi i Artë” është parti e përfaqësuar në Kuvendin e Greqisë dy herë radhazi në zgjedhjet e shpeshta të disa muajve më parë të shkaktuara nga kriza e rëndë.
“Kemi ardhur sot këtu, në kufijtë artificialë mes Shqipërisë dhe Greqisë, në mënyrë që të demonstrojnë luftën tonë për çlirimin e Vorio Epirit. Shqipëria e ka frikë “Agimin e Artë”, sepse është e vetmja parti që ka në programin e saj luftën për Vorio Epirin”-tha deputeti neonazist Kristo Papas. I shpalluri “person i padëshiruar”, Papas kritikoi gjithashtu qeverinë e tij në Athinë për marrëveshje me aleatët perëndimorë. Sipas deputetit neonazist Kristo Papas “qeveria greke iu jep aleatëve të NATO-s bazat në Suda dhe Kallamata pa asnjë shkëmbim”: “Në fakt ajo që qeveria duhet të kërkojë ndërkombëtarisht është zbatimi i Protokollit të Korfuzit për Autonominë e Vorioepirit dhe ky do të jetë hapi i parë për çlirimin e kësaj toke greke”.
Me thirrjen “Të këndojmë himnin tonë kombëtar me zë të lartë, që të na dëgjojnë vëllezërit tanë në Sarandë, Himarë dhe Përmet”, “i padëshiruari” Papas ftoi protestuesit të ktheheshin me fytyrë nga ai që e quan “Epiri i Veriut” për qëllimin e përfshirë në këtë thirrje.

Comment

*