Pagat e punëtorëve të sektorit publik rriten 4 për qind

Prishtinë, 12 janar 2018 – Qeveria e Kosovës e ka miratuar sot ka miratuar propozimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarve që marrin paga nga buxheti i Kosovës.

Sipas këtij vendimi, pagat rriten 4 për qind mbi pagën bazë, duke filluar nga 1 janari i vitit 2018.

Ministri i Financave Bedri Hamza ka thënë se rritja e pagave për punëtorët e shtetit rriten në përputhje me rritjen ekonomike të vendit.

Kryeministri Ramush Haradinaj e ka quajtur lajm të mirë për të gjithë vendimin për rritjen e pagave të sektorit publik.

Sipas tij, Qeveria ka zhvillluar konsultime me të gjitha organizatat sindikale dhe është zotuar se do të mbajë vëmendje rritjen e pagave të punëtorëve të sektorit publik.

Organizatat sindikale kanë kërkuar rritje më të madhe të pagave të punëtorëve të sektorit publik. Më e zëshmja ka qenë Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK), e cila e ka quajtur të papranueshme rritjen e pagave vetëm për 4 për qind.

Drejtuesit e kësaj sindikate kanë paralajmëruar edhe veprime të fuqishme sindikale në rast se nuk përfillet kërkesa e mëshimdhënësve për rritje më të madhe të pagave të tyre.

Kjo sindikatë nuk e ka përjashtuar as grevën si mjet për realizimin e kërkesës së mësimdhënësve. (r.m.)

Comment

*