Pajtim Statovci shpallet shkrimtar i vitit në Helsinki

Helsinki (Finlandë), 13 qershor 2018 – Pajtim Statovci, 28 vjeçar, është zgjedhur shkrimtari i vitit në Helsinki, Finlandë, transmeton Koha.net.

Përzgjedhja është bërë nga një grup shkrimtarësh në Helsinki.

Romanit të Statovcit “Macja ime Jugosllavia” iu dha çmimi për vitin 2014 nga “Helsingin Sanomien”, gazeta e përditshme dhe ndër më të vjetrat në Finlandë.

Ky roman është përkthyer në 8 gjuhë të ndryshme deri më sot.

Romani i tij i dytë “Zemra e Tiranës”, I botuar në vitin 2016, e renditi Statovcin të pestin për çmimin shkrimtari i vitit.

Për Statovcin kanë shkruar edhe mediat e njohura në botë kohë më parë, duke e vlerësuar si shkrimtar që premton shumë. (r.m.)

Comment

*