Pak fjalë për atdhetarin bujar Lekë Gojçaj, flasin miq që e kanë njohur

Një numër figurash të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë shprehur konsideratën e tyre për aktivistin e njohur dhe humanistin Lekë Gojçaj që mbylli sytë dje në New York.

Për jetën dhe veprimtarinë e tij mund të lexoni edhe shkrimin e marrë nga libri “Shqiptarët e Amerikës” të botuesit të gazetës “Illyria”, Vehbi Bajrami: http://illyriapress.com/leke-gojcaj-iku-patrioti-qe-misheronte-te-gjitha-virtytet-e-shqiptarit

 

Elmi Berisha, President i Federatës Vatra

Me hidhërim të madh mora lajmin për ndarjen nga jeta mikut dhe bashkëpuntorit tim të dashur Lek Gojçaj!
Leka do mbahet mend si nje nga figurat më të larta të diasporës shqiptare në Amerikë, kontributi kombëtar, moral, shpirtëror dhe human gjithmonë do jetë një dritë shkëndije për Shqiptaret e Amerikës!
Pusho i qetë me engjujt e të madhit Zot dhe me të Shejtën tonë Nëna Terezë, që e deshe dhe e admirove aq shumë!

 

Gjon Lleshaj, biznesmen dhe veprimtar

Nga e majta, Lekë Gojçaj, Bruno Selimaj, Gjon Lleshaj dhe Pashko Gojçaj.

Lekë Gojçaj ishte një njeri shumë i mirë, që nuk kurseu kurrë për të ndihmuar çështjen kombëtare.
Kam bashkëpunuar me kënaqësi me të për statujat e Nënë Terezës. E kam takuar në sa e sa takime e tubime të komunitetit, ku nuk mungonte asnjëherë. Ishte gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe ka qenë një nder që e kam njohur e që kam qenë mik i tij.

Dalip Greca, Editor i Gazetës “Dielli”


Është fat që Lek Gojcaj me vëlla i kam njohur të nesërmen e ardhjes në New York. Pashë tek ata veti të vyera të karakterit të malësoreve: Bese, bujari e atdhetari. Pata fatin që të punoja për më shumë se 3 vjet me Lekën per Librin e Tij “Shtatoret e Përjetësisë”, kushtuar jetës dhe punës, historisë, të Familjes Gojcaj, si dhe humanizmit te Shenjtereshës Nënë Tereza. Natyrisht ishte nje pune e veshtire qe zgjati shume dhe qe bazohej ne incizimet dhe zbardhjen e bisedave dhe montimin shkrimor. Ky ishte nje moment qe me afroi me shume me Lekën. E njoha me mire jeten jo vetem te tij dhe familjes ketu ne NY, por edhe te brezave ne 3 shekuj. Leka kishte nje kujtese fantastike dhe arriti qe te sillte te plote historine e brezave. Leken e kisha dhe mik shtepie. Ishte pjese e te gjithe gezimeve tona.
Për herë të fundit e kam takuar se bashku me ish kryetarin e Vatres z. Dritan Mishto, Agim Rexhaj, Marjan Cubi me zonjën Dile, isha dhe une me zonjën time. Ishte maj 2019. Kishim kohe qe nuk po e takonim dhe i kerkuam qe te shiheshim. Ai propozoi nje dreke ne Benjiamin Stake House ne Hartsdale. Qendruam disa ore dhe u kenaqem.
Jam shokuar sot kur kam pare ne FB e Zef Selces njoftimin Mortor: Lek Gojcaj nderroi Jete. Nga zemra ngushelloj Familjen Gojcaj per humbjen e njeriut te dahsur, bashkshortit, babait, gjyshit, vjehrrit, njeriut te Mire Lek Gojcaj! I pushofte shpirti ne Paqe!

 

Gjevalin Gegaj, aktivist i njohur në Michigan

Komuniteti shqiptaro-amerikan kto dite humbi humanistin, biznismeni, aktivistin, patriotin e shquar z.Leke Gojqaj. Vllezrit Leka dhe Pashku ishin te pa ndare, kishin rrespekt e dashuri te papare per njeni tjetrin, po ashtu per miq dhe shoket e tyre.
Te njofture per bujarin e tyre,ata ngriten permendoret e Shejtnores Nene Tereza në Amerik dhe në trevat shqiptare. Ndihmun luften e Kosoves. Kishin miqsi te afert me Presidentin Legjendare Ibrahim Rugoven dhe aj poashtu i donte dhe i rrespektonte shume. Lavdi ju qoft!
Pushoni në paqe miq te nderuar!

 

Comment

*