Pak sqarim për nderimin e Nënë Terezës, në New York

Ruben Avxhiu

Ruben Avxhiu

Vetëm Guvernatori i Shtetit mund të shpallë një Ditë kushtuar dikujt.
Rezoluta nga Senatori Golden vetëm sa e nxit Guvernatorin Andrew Cuomo që ta shpallë 4 Shtatorin si Ditë të Nënë Terezës.
Të shohim nëse do ta bëjë.
Nganjehere eshte e veshtire te kuptosh apo parashikosh se çdo të bëjë Cuomo.
Senatori i Shtetit Golden eshte treguar nje mik i vendosur i shqiptareve, po puna ketu nuk ka perfunduar. (Tani lexova edhe njehere Rezoluten, kjo eshte per vitin 2017, vetem. Dmth cdo vit duhet ta rikujtojme Guvernatorin?)
Nuk dua te behem cinik por eshte bere zakon tashme qe te festojme perpara kohe, si per punen e statujes se Nene Terezes ne New York. Me duket se qyteti ende nuk ka asnje statuje ne nje shesh publik. Nese eshte diku, me tregoni.
Ajo qe eshte vendosur ne parvazin e nje kishe ne Brooklyn, eshte brenda prones se kishes, jo ne toke publike ku ka kompetence Qyteti. Eshte nje gje e bukur qe e beri per Nene Terezen kisha ne Brooklyn, senatori dhe Marko Kepi me Rrenjet Shqiptare. Mirepo, edhe ketu puna nuk ka mbaruar. Arsyeja per te qene me shume ambicioze eshte se shenjtorja katolike e lindur ne Shqiperi, eshte nje figure e rendesishme per disa komunitete, sidomos shqiptareve, po edhe e katolikeve italiane, irlandeze, hispanike te shume vendeve etj dhe eshte absurde qe Bashkia ende nuk ka lene nje vend publik per nje statuje te saj. Mbase nuk do te kishte edhe aq rendesi per ne si komunitet nese nuk do te kishim bere shume ceremoni me statujen e saj dhe ende nuk kemi siguruar nje vend te perhershem per te.
Nese dikush ka ndonje informacion se ku ka ngecur puna, apo se ku mund te vizitoje njeriu nje monument apo statuje te kesaj figure, ju lutem ma tregoni dhe do ta promovoj me shume kenaqesi.

Comment

*