Paketë solidare 170,194,500 lekë për 7,204 mjete

Kryeministri Edi Rama postim në facebok:

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, sjell një shembull të shkëlqyer solidariteti nga DPSHTRR për sektorin e transportit rrugor të pasagjerëve🤝

Një rast i bukur ku një ent publik me vetëfinancim, nisur dhe nga rezultatet e mira për 2019-ën ofron, nga të ardhurat e veta të akumuluara, të mbulojë 100% taksën vjetore (tvmp), për gjithë vitin 2020, për 7,204 mjete!

🟢nga kjo paketë solidare e dpshtrr-së në vlerën 170,194,500 lekë përfitojnë 7,204 mjete të kategorisë:
🔺Autobus (mbi 8+1),
🔺Transport qytetës,
🔺Transport rrethqytetës,
🔺Transport ndërqytetës,
🔺Shërbime të rastit (turistik brenda e jashtë vendit),
🔺Ndërkombëtar të rregullt,
🔺Transport për personele,
🔺Transport për llogari të subjekteve brenda e jashtë vendit!

🟢Ky akt mbështet njëkohësisht subjektet e lartpërmendura, buxhetin e shtetit dhe direkt bashkitë!

🟢 Institucionet përgjegjëse do të mundësojnë që brenda majit kjo paketë të hyjë në fuqi!📄

PS: Ata që i kanë paguar, do të kompensohen në momentin e pagesës së tvmp pasardhëse!😉

#shqipëriaqëduam🇦🇱
#respekt🙏

Comment

*