Pakoja me çokollata që acaroi marrëdhëniet Kroaci – Slloveni

Zagreb / Lubjanë, 20 dhjetor 2016 – Ministria sllovene e Punëve të Jashtme ia ka kthyer Ambasadës së Kroacisë në Lubjanë dhuratën e Vitit të Ri që ishte një pako me çokollata të Krashit, duke e vlerësuar, si “një provokim i pa imagjinuar”.

Ambasada kroate në Slloveni, njofton “Tv N1”, ua ka dërguar bashkëpunëtorëve të vet sllovenë me punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme, kabinetit të kryeministrit Miro Cerar dhe atij të kryetarit Borut Pahor, një pako çokollata si dhuratë të fundvitit.

Gazeta sllovene Dnevnik.si. ka publikuar se politikanët sllovenë të cilët shpërfaqen jo edhe aq të lumtur me dhuratën që e kanë marrë dhe për të kanë thënë të jetë një provokim që nuk mund të merret me mend.

Siç njoftohet, në mbështjellësen e pakos me çokollata të Krashit, ka qenë një hartë e pjesshme kroate në të cilën shkruante “Pozdrav iz Hrvatske” (Përshëndetje nga Kroacia).

Por, kur të hapet kutia, në anën e brendshme të kapakut, bie në sy pjesa tjetër e hartës kroate dhe kufiri ndërmjet Sllovenisë e Kroacisë i bërë në mes të Gjirit Piran.

Meqë kufiri ndërmjet këtyre dy shteteve ende nuk është përcaktuar, MPJ e Sllovenisë ia ka kthyer bonbonierën Ambasadës së Kroacisë të futur në qese me mbishkrimin “I Feel Slovenia” (Unë e ndjej Slloveninë).

Diplomatë sllovenë nuk kanë dashur të komentojnë rastin për të mos përkeqësuar marrëdhëniet ndër fqinjësore, por disa janë pyetur, se si do ta vlerësojnë shtetet e BE-së provokimin e kroat derisa rreth kufirit po pritet e vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit.

/Insajderi.com/

Comment

*