Pal Lekaj: Le të rrëzohet Qeveria, nuk heqim dorë nga kushti ynë

Prishtinë, 22 shkurt 2018 – Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, i cili vjen nga radhët e AAK-së, ka thënë se kjo parti nuk është e gatshme ta pranojë kushtin e LDK-së qw nw votim tw mos pwrfshihet gjetjet e Komisionit “Bulliqi”.

Në një përgjigje për Insajderi, Lekaj ka thwnw se AAK-ja është në gjendje që të pranojë të rrëzohet qeveria, vetëm e vetëm që demarkacioni me kushtin e LDK-së të mos kalojë.

“Ne në asnjë formë nuk e pranojmë kushtin e vënë nga Lidhja Demokratike e Kosovës, për demarkacionin. AAK, kompromisin më të madh e ka bërë në momentin që ka pranuar që kësaj çështjeje t’ia vënë aneks marrëveshjen në mes presidentit kosovar dhe malazez. Ne nuk pranojmë asnjë marrëveshje pa këtw aneks tw marrëveshjes dhe pa raportin e komisionit të Shpejtim Bulliqit. Le të bjerë qeveria, le të bëhet çfarëdo, por jashtë këtyre gjërave nuk do të shkojmë. Sepse AAK nuk do i tradhtojë votuesit e saj, në asnjë formë”, ka thënë Lekaj. (r.m.)

Comment

*