Palmer u bën thirrje forcave politike në Shqipëri për dialog dhe marrëveshje

Davos, 8 nëntor 2019 – Zëvendës-ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Metthew Palmer, i dërguar i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka dhënë mesazhe të qarta për partitë dhe liderët politikë në Shqipëri.

Në fjalën e tij në Forumin Ekonomik Botëror, në Davos, zoti Palmer i ka cilësuar të forta themelet e demokracisë në Shqipëri, kurse zgjedhjet i ka cilësuar të lira.

Por, ai u ka bërë thirrje partive politike që të dialogojnë dhe të arrijnë marrëveshje për Reformën Zgjedhore, duke marrë parasysh rekomandimet e OSBE/OHDIR-it.

“Është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë janë të forta, që zgjedhjet janë të lira dhe që populli shqiptar ka lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike. Prandaj, do të na pëlqente të shihnim një dialog që do të ketë rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore që i zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it dhe një drejtim që shpie sërisht drejt normalitetit në demokracinë shqiptare”, është shprehur Palmer, në Forumin Ekonomik Botërore, në Davos, transmeton gazeta “Panorama”. (r.m.)

 

Comment

*