Panairi i librit në Ulqin ka bashkuar shumë botues shqiptarë

Ulqin, 28 korrik 2019 – Në Ulqin po zhvillohet panairi tradicional i librit ku marrin pjesë mbi 50 botues nga Mali i Zi, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët kanë prezantuar qindra botime të reja të realizuara brenda këtij viti.

Arbër Rrahmani, botues nga Prishtina, tha se panairi i sivjetmë është më i pasur me botime fushash të ndryshme.

“Panairi i Ulqinit sivjet duket më i pasur. Në të marrin pjesë shumë botues, të cilët prezantojnë botimet më të reja”, tha Rrahmani për Zërin e Amerikës.

Arben Kondo, botues nga Shqipëria, e vlerëson këtë panair si ngjarje me shumë interes për shqiptarët e Malit të Zi, si edhe për mërgintarët e shumtë që i kalojnë pushimet në Ulqin.

Enver Bytyqi, edhe ky botues nga Shqipëria, vlerëson se Panairi i Librit në Ulqin është më shumë interes sidomos për fëmijët e mërgimtarëve, të cilët mund të sigurojnë libra e tekste për gjuhën, historinë dhe kulturën shqiptare.

Në edicionin e 19 të panairit janë mbledhur shumë organizatorë me dëshirën që të vendosen dhe të intensifikone marrëdhëniet institucionale në rajon.

Në ceremoninë solemne të hapjes së panairit kanë marrë pjesë ministrat e kulturës të Malit të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë. (r.m.)

Comment

*