Pandeli Majko është i kërcënuar nga shërbimet sekrete iraniane

Tiranë, 10 gusht 2018 – Ministri i Diasporës Pandeli Majko është nën kërcënim nga regjimi i Iranit dhe nga agjentë të shërbimit sekret të këtij shteti.

Majko ka konfirmuar për rrjetin televiziv amerikan “Fox News” se zyrtarë të SHBA i kanë thënë që të rrisë siguriën e tij, pasi inteligjenca amerikane ka marrë informacione se siguria e tij është e kërcënuar. Vetë Majko, në një prononim për Fox News, ka thënë se ai nuk ka frikë nga asgjë.

Një zyrtar i lartë amerikane i antiterrorizmit ka konfirmuar për Fox News se në fillim të këtij viti autoritetet shqiptare i kanë arrestuar dy shtetas iranianë për terrorizëm.

Një muaj më parë, autoritetet e BE deklaruan se kanë parandaluar një sulm terrorist në një vend të Bashkimit Europian, të organizuar nga shërbimi sekret iranian.

Arrestimet e atentatorëve të dyshuar u bënë në Vienë. Mes të ndaluarve ishte dhe një diplomat i ambasadës së Iranit.

Sulmi ishte planifikuar të kryhej në takimin e opozitës iraniane në Paris. Pjesë e këtij takimi ishte dhe Pandeli Majko dhe politikanë të tjerë të SHBA-së dhe BE-së që e mbështesin ndryshimin e regjimit politik aktual në Iran.

Sipas zyrtarëve amerikanë, regjimi i Iranit e ka shtuar prezencën e saj në Evropë dhe e ka rritur numrin e operacioneve terroriste kundër disidentëve.

Një nga vendet e synuara është edhe Shqipëria, për shkak se ka strehuar më shumë se 2 mijë muxhahedinë, kundërshtarë të regjimit iranian.

Strehimi i tyre në Shqipëri është bërë në bashkëpunim të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/tvklan.al/

Comment

*