Panuçi zyrtarizon të rinjtë Hysen Memolla, Valon Ahmedi, Ivan Balliu

Trajneri Kristian Panuçi do të dalë përpara mediave ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së

Trajneri i ekipit kombëtar A, Christian Pannucci (Kristian Panuçi) ka bërë publike sot edhe listën e lojtarëve që do të grumbullojë për dy takimet zyrtare eliminatore, respektivisht të datës 2 shtator në Elbasan me Lihtenshtejnin dhe më 5 shtator në Strumica me Maqedoninë.

Në grumbullimin e tij të parë me ekipin kombëtar, që pas marrjes së detyrës, trajneri Panucci ka thërritur edhe lojtarë që në skuadrën përfaqësuese vijnë për herë të parë, në një kohë që gjatë gjithë kësaj periudhe ka vëzhguar një pjesë të mirë të lojtarëve në takimet zyrtare, apo miqësore që ata kanë luajtur me skuadrat ku dhe luajnë.

Lista zyrtare e ekipit kombëtar është bërë publike sot në një kohë që për emrat, si dhe për çdo interesim tjetër rreth ekipit kombëtar, Panucci do të dalë përpara mediave, ditën e hënë në orën 11.00 në selinë e FSHF-së, sikundër edhe është parashikuar.

Grumbullimi i ekipit kombëtar do të nisë ditën e hënë, në hotel “Tirana”, teksa seanca e parë stërvitore do të jetë në stadiumin “Selman Stërmasi” në orën 18.00./Shqiptarja.com

Comment

*