Papa Françesku del në mbrojtje të homoseksualëve, ciganëve dhe hebrenjve

Papa Françesku tha sot se politikanët që shprehin dhe shfaqin dhunë kundër homoseksualëve, ciganëve dhe hebrenjve, i kujtojnë Hitlerin.

“Nuk është e rastësishme që nganjëherë ringjallen simbolet e nazismit”, tha Papa Françesku në një fjalim në konferencën ndërkombëtare për të drejtën penale në Vatikan.

“Kur dëgjoj fjalimin e dikujt që është përgjegjës për rendin ose për qeverinë, më kujtohen fjalimet e Hitlerit në vitet 1934-1936. Persekutimi i hebrenjve, ciganëve dhe njerëzve me tendenca homoseksuale, është veprim tipik i i kulturës së urrejtjes. Kjo ndodhi në ato ditë dhe sot po ndodh përsëri”, tha Papa Françesku.

Papa Françesku nuk përmendi ndonjë emër politikani apo vendi në kritikat e tij.

Gjatë regjimit nazist në Gjermani, u vranë gjashtë milion hebrenj. Homoseksualët dhe ciganët ishin dërguar në kampe shfarosjeje.

Presidenti i Brazilit, Jair Bolsanoro, kishte folur hapur për homofobinë e tij, përpara se të merrte detyrën. Në një intervistë kishte htënë se do të donte të kishte të birin të vdekur përpara se ta kishte gay.

Edhe në Brueni, Sulltani Hassanal Bolkiah mbajti në fuqi legjislacionin për denim me vdekje të homoseksualëve.

Kombet e Bashkuara kishin paralajmëruar këtë vend se është shkelje e të drejtave të njeriut zbatimi i ligjit islam që të mbyten me gurë ata që shkelin kurorën ose janë homoseksual. (VOA)

Comment

*