Papa Françesku: SHBA dhe Irani të ndjekin rrugën e dialogut

Romë, 9 janar 2020 – Kreu i Kishës Katorike, Papa Françesku, u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara dhe Iranit të shmangin përshkallëzimin e situatës dhe të ndjekin rrugën e dialogut e të vetëpërmbajtjes për të parandaluar një konflikt më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Kreu i Selisë së Shenjtë e drejtoi këtë thirrje gjatë fjalimit të tij vjetor para ambasadorëve të akredituar në Vatikan.

“Veçanërisht shqetësuese janë sinjalet që vijnë nga i gjithë rajoni i Lindjes së Mesme, pas rritjes së tensioneve mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara. Prandaj, ripërtërij thirrjen time për të gjitha palët e interesuara, që të shmangin përshkallëzim të konflikti dhe të mbajnë të ndezur flakën e dialogut e vetëpërmbajtjes”, deklaroi ai, citon A2CNN.

Papa tha se tensionet rrezikojnë komprometimin e procesit të rindërtimit të Irakut dhe  krijojnë kushte për një konflikt të gjerë, të cilin, siç tha ai, të gjithë duan të shmangin. (r.m.)

Comment

*