Parada shqiptare, në Nju Jork, 10 mijë shqiptarë kuq e zi për Çamërinë

Nga Beqir Sina

NEW YORK CITY: Të shtunën, më 9 qershor, u mbajt në Nju Jork, Parada Ndërkombëtare e Emigrantëve – e cila mblodhi disa komunitete  nga kryqetërthor botës, të parakalojnë mes një entuziasmi dhe gëzimi të paparë tradite dhe kulture.

Kjo, paradë për nga pjesëmarrja vitet e fundit, njihet edhe se si Parada Shqiptare, mbasi ky është një manifestim ku shqiptarët e zones së Tri -Shteshit, nën udhëheqjen e organizatës Rrënjët Shqiptare, për disa orë këndojnë e vallëzojnë, kuq e zi. Këtë vit, ajo shenoi edhe pjesmarrjen me te madhe – rreth 10 shqiptaro-amerikane që parakaluan në rrugen e famshme Amerika (6th Avenue) ne Manhatan ne zemer te Nju Jujorkut.

Çamëria ishte tema kryesore e paradës këtë vit, dhe nëpërmjet simboleve u kujtua 75 vjetori i gencidit kundër shqiptarëve çamë. Parada përcolli edhe një mesazh për bashkimin e Shqipërisë.

Temat e Paradës Shqiptare, në këto vite, kanë qenë: Çamëria (2010), Shqiptarët në Mal të Zi (2011), Shqipëri Etnike (2012), Jemi një (2013), Të gjithë kemi rrënjë shqiptare (2014), Ilirida është Shqipëri (2015), Nënë Tereza (2016): Arbëreshët, (2017) : UÇK (2018), dhe kjo është : Çamëria – 2019.

Organizmin dhe manxhimin e paradës e drejtoi zyrtarisht organizata Rrënjët me President Marko Kepi, ne bashkepunim me komuniettin shqiptar.

Pëvec fjalimeve, nga drejtuesi i kesaj parade Marko Kepi, dhe Nik Beqaj, në qendër të saj, ishin dhe nderimet e fjalimet e Xhozef DioGuardit, Sali Bollati, Marin Mema etj. Me pas nisen këngët e vallëzimet nga grupet kulturore shqiptare, nga Çamëria dhe të gjitha trevat shqiptare.

Marshi i paradës në bulevardin Amerika në Nju Jork, shoqerohej me një shtrishe të madhe sa gjeresia e sheshit ku eshte shkruar “Çamëria është Shqipëri – Chameria is Albania” shqip dhe anglisht dhe :”Ne nuk kerkojme hakmarrje, por kerkojme Drejtesi”.

Gazetari i Top Chanell nga Tirana Marin Mema – ishte zgjedhur të jetë Grand Marrashll” ndersa “Marshall Nderi” ishin : Sali Bollati- Miss Nju Jorku Florinda Kajtazi, David Tubio dhe Xhozef Dioguardi dhe folesit kryesor i paradës!

Ndërkohë, që të ftuar nderit ishin: Dritan Sejko – President i Shoqatës Patriotike Çamëria – Tiranë. Ilir Ademi – President i Organizates Çamëria – SHBA, dhe “Marshall Nderit” të gjithë të lindur në Çamëri: Sali Bollati, Ahmet Giaffo, Bashkim Braho, Nikos Stylos, Gani Mezani, Justina Spiro & Nazo Veliu, lindur në Shqipëri nga prindër çamë.

 


Comment

*