“Parasite”, filmi i parë i huaj që fiton Oscarin në kategorinë kryesore

Filmi jug-korean “Parasite” e ka fituar çmimin për filmin më të mirë këtë vit në Akademinë e Arteve dhe Shkencave në Shtetet e Bashkuara. Ky është filmi i parë që nuk është gjuhën angleze, por ka marrë Oscar në këtë kategori.

Renee Zellweger e ka fituar çmimin për aktoren më të mirë, për portretizimin e Judy Garland në filmin “Judy”, ndërsa Laura Dern e ka fituar çmimin për aktoren më të mirë në rol dytësor, për rolin e saj në filmin “Marriage Story”.

Joaquin Phoenix e ka fituar çmimin e aktorit më të mirë, për rolin në filmin “Joker”, kurse çmimi për rolin më të mirë në rol dytësor i është dhënë aktorit Brad Pitt, në filmin “Once Upon a Time in Hollywood”.

Filmi “Parasite” shpërfaq satirën sociale rreth dy familjeve të klasave të ndryshme shoqërore në Seul, njëra që jeton në varfëri, në bodrum, dhe një familje të pasur që jeton në një shtëpi të madhe.

“Ndihem sikur do të zgjohem dhe do ta kuptoj se është ënderr. Kjo duhet shumë e pamundshme”, ka thënë regjisori i filmit, Bong Joon-ho.

Producentja Kwak Sin-ae, ka thënë se as që e ka imagjinuar ndonjëherë këtë çmim.

“Nuk kam fjalë. Ne nuk kemi imagjinuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Mendoj se një moment i artë në histori është duke ndodhur tani”, ka thënë ajo.

Filmi “Parasite” i ka fituar gjithsej katër çmime Oscar, derisa filmi tjetër i nominuar në disa kategori, “1917”, me regji të Sam Mendes, i ka fituar tri çmime.

Ky film që ka të bëjë më Luftën e Parë Botërore është thënë nga kritikët se do të fitojë çmimin kryesor, mirëpo në fund ai triumfoi vetëm në kategori për çështje teknike.

Ceremonia e 92-të e ndarjes së çmimeve Oscar është mbajtur në Teatrin Dolby në Kaliforni.

(REL)

Comment

*