Paris-Midi (1919) / Myslimanë e të krishterë të bashkuar në Shqipëri

Gjergj Fishta dhe Luigj Bumçi, anëtarët e rinj të delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris.

 

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 21 Prill 2019

“Paris-Midi” ka botuar, të dielën e 16 marsit 1919, në ballinë, një shkrim në lidhje me emërimin, 100 vite më parë, të Luigj Bumçit dhe Gjergj Fishtës në delegacionin shqiptar që përfaqësonte kombin tonë në Konferencën e Paqes në Paris, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

 

Myslimanët dhe të krishterët janë dakord në Shqipëri

Delegacioni shqiptar në Konferencën e Paqes është rritur me dy anëtarë të rinj. Ata janë Imzot (Luigj) Bumçi, peshkop i Lezhës dhe anëtar i Qeverisë së Përkohshme, dhe Ati Gergj Fishta, françeskan i Shkodrës dhe poet i madh kombëtar shqiptar.

Këta dy delegatë të rinj, që gjatë audiencës së Papës, në Romë, morën miratimin e Atit të Shenjtë, afirmojnë në këtë Konferencë bashkimin e ngushtë të krishterëve në Shqipëri me myslimanët në lidhje me kërkesat e tyre kombëtare.

Imzot Luigj Bumçi

At Gjergj Fishta

Burimi: https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-midi-1919-myslimane-e-te-krishtere-te-bashkuar-ne-shqiperi-gjergj-fishta-dhe-luigj-bumci-anetaret-e-rinj-te-delegacionit-shqiptar-ne-konferencen-e-paqes-ne-paris

Comment

*