Paris-soir (1939): Fotografia e rrallë e Leka Zogut dhe një pyetje në lidhje me fronin mbretëror

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 22 Janar 2018

 

“Paris-soir” ka botuar, të mërkurën e 26 korrikut 1939, një fotografi të rrallë të Leka Zogut, realizuar asokohe në Suedi, ku mbreti Zog dhe mbretëresha Geraldinë kishin gjetur strehim, pas largimit të detyruar nga Shqipëria, gjatë muajit prill të po atij viti, si rrjedhojë e pushtimit fashist.

 

Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell, për publikun shqiptar, fotografinë në fjalë, si dhe përshkrimin e saj nga gazeta franceze :

Princ trashëgimtar gjatë katër orëve.

Djali i mbretit Zog lindi në Tiranë, katër orë para ardhjes së trupave italiane. Prindërit e tij e dërguan atë në Selanik, pastaj në Skandinavi, ku dhe është realizuar kjo fotografi. A do të mbretërojë ai një ditë ?

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-soir-1939-fotografia-e-rralle-e-leka-zogut-dhe-nje-pyetje-ne-lidhje-me-fronin-mbreteror/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

 

Comment

*