Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nëmura” dhe imponimi i egër i këtij projekti në popullatën e Plavë Gucisë

Nga Esad Gjonbalaj

Parku Nacional është një projekt kryekëput i imponuar nga Podgorica ndaj popullatën shqiptare në Mal të Zi. Shtrirja e këtij parku është 80% në pronat private të shqiptarëve po sikur ky projekt i imponuar, po këtë fat të keq e ka edhe popullata e Plave Gucisë si tërsi etnike autoktone shqiptare. Këto veprime të qeverisë malaziase janë bërë pa informimin dhe konsultimin duhur të popullatës vendore por duke ua imponuar në mënyrë të njëanshme popullatës një projekt qe cenon pronën, dhe vetë ekzistencën e banorëve te Plave Gucisë, e me theks të veçantë të shqiptarëve, sepse shtrirja e parkut është në pronat e popullatës autoktone shqiptare që me shekuj shfrytëzojnë këto prona për mbijetesë dhe ekzistencën e tyre.

Nëse e shfleton këtë projekt 180 faqesh që ne fillim e kupton qartë se hartuesit dhe përpiluesit e ti që të gjithë janë jo vendor (asnjë nga Plavë Gucia), pra njerëz të ardhur nga Podgorica të cilët nuk kanë ide me realitetin e jetës në Plavë Guci.

Përveç aspektit diskriminues në lëmin e shfrytëzimit të pronave të tyre ky projekt në mënyrë skandaloze ndryshon toponimet origjinale shqiptare duke bërë emërime të pa vërteta me përmbajtje sllavizuese.

Parku i ashtuquajtur Nacional, gjegjësisht plani hapësinor i Parkut është shumë rigoroz bllokon jetën normale të njerëzve që jetojnë aty në pronat e veta . Në bazë të Projektit, Parku parasheh tri (3) zona apo kategori të funksionimit të ti (për ma shumë lexo detaje rreth projektit në linkun e mëposhtëm)

Patjetër duhet të korrigjohen zonat e percaktuara, për te zvogëlua zonën e parë dhe të dytë për të zmadhuar shtrirjen e zonës së tretë si zonë që mundëson jetën normale e që të gjitha këto duke rrespektuar vullnetin e popullatës vendore duke mos ua cenuar pronën dhe funksionimin normal të jetës:

Aty ku ka prona private veç zona e tretë vjen në shprehje sepse njerëzit pronën e tyre të trashëguar gjysh pas gjyshi duan ta shfrytëzojnë vet e jo vetëm të paguajnë tatimet !

Gjatë ditëve të fundit në Plavë Guci nën mbikëqyrjen e Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit të Malit të Zi u mbajt një “DISKUTIM PUBLIK” apo me mire thënë një tryezë e rrumbullakët diskutimi mbi Draftin e Planit Hapësinor të Qëllimit Veçantë të Parkut Kombëtar Bjeshkët e Nëmura “Prokletije” dhe Draft Raportin mbi Vlerësimin Strategjik Mjedisor te këtij projekti.

U bëjmë apel të gjithë banorëve shqiptar të Plave Gucisë që të ngritin zërin e shqetësimit të tyre lidhur me këtë projekt “monstrum” aty ku ju cenohet prona dhe mirëvajtja e jetës normale, në veçanti ne lokalitet Zaronic, Trokuz dhe Ropojan që ankesat e tyre të i bëjnë në formë të shkruar ti dërgojnë në institucionin përkatës dhe nëse dëshirojnë shqetësimet e tyre mund të i publikojmë këtu në faqe; Plava e Gucia Sot

Njëkohësisht subjektet politike shqiptare që thirren në mbrojtje te interesave të popullit të jenë vigjilent dhe në shërbim të interesave të popullates, e mos ta përdorin mosknaqesine rreth këtij projekti për fushata elektorale partiake e demagogji sepse interesi nacional dhe kombëtar është mbi interesat e ngushta partiake;

http://www.mrt.gov.me/rubrike/javna_rasprava/185056/JAVNA-RASPRAVA-o-Nacrtu-Prostornog-plana-posebne-namjene-Nacionalnog-parka-Prokletije-i-Nacrtu-Izvjestaja-o-strateskoj-procjeni.html

Comment

*