Partizani barazon në derbi, i heq titullin Tiranës, ia jep Skënderbeut!

Derbi pati jo pak nervozizëm ndaj edhe gjyqtari Lorenc Jemini dha 7 kartonë të verdhë, tre për Partizanin dhe katër për Tiranë

 

Nga Bledar Kuka

Partizani duket se vendosi përfundimisht fatin për titullin kampion në Superligën shqiptare, pas barazimit 2-2 në derbin me Tiranën. Ky rezultat bëri që tiranasit të mbeteshin 5 pikë prapa Skënderbeut, kur duhen edhe vetëm 3 ndeshje deri në përfundim, dhe praktikisht nuk kanë më mundësi ta fitojnë kampionatin.
Tirana kaloi në epërsi në pjesën e parë me anë të Elis Bakajt në 34’, por Partizani e përmbysi rezultatin pas pushimit. Fillimisht barazoi Fazlliu në minutën e 57-të, dhe më pas Mazrekaj shënoi një gol shumë të bukur tetë minuta para fundit. Gjithsesi, Bakaj i dha shpresë bardhebluve me barazimin arritur vetëm 60 sekonmda më pas, por skuadra e Maganit nuk qe në gjendje të bënte më shumë.
Të dyja palët patën edhe raste të tjerë për shënim, por gjithsesi, derbi në fushën e lojës nuk ishte në nivelin e derbit në shkallët e stadiumit ku ishin rreth 12 mijë tifozë, që përkrahën deri në fund ekipet e zemrës. Sefa dhe Karabeci rrezikuan në pjesën e parë për Tiranën, dhe Vila ishte shumë pranë golit po në këtë pjesë për të kuqtë.
Derbi pati jo pak nervozizëm ndaj edhe gjyqtari Lorenc Jemini dha 7 kartonë të verdhë, tre për Partizanin dhe katër për Tiranën.
Partizani-Tirana 2-2
Partizani: Hoxha, Vrapi, Cuculi, Rrahmani, Fejzullahu, Batha, Trashi, Mazrekaj, Nexhipi, Vila (Fazlliu 46’), Raçiç. Tr. Duro
Tirana: Ed. Bakaj, Kërçiku, Muça, Curri, Taku, Kahata, Bulku, Karabeci, Sefa (Ndikumana 62’), Morina, Bakaj. Tr. Magani
Gjyqtar: Lorenc Jemini
Golat: 0-1 Bakaj 34’, 1-1 Fazlliu 57’, 2-1 Mazrekaj 83’, 2-2 Bakaj 84’
Të verdhë: Batha, Fazliu, Nexhipi/Karabeci, Kahata, Taku, Muça
Rezultatet e javës së 33-të: Partizani-Tirana 2-2, Skënderbeu-Teuta 4-2, Kukësi-Apolonia 2-1, Laçi-Flamurtari 2-1, Elbasani-Vllaznia 1-1.

Renditja pas javës së 33-të:

Skënderbeu 72,
Tirana 67,
Kukësi 66,
Partizani 64,
Laçi 60
etj.
Kandidati i PD per Bashkine e Tiranes, Halim Kosova, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Tirana, 2-2

tifozet e Partizanit

Tifozet e Tiranes, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Tirana, 2-2,

Comment

*