Partizani fiton me përmbysje dhe mban gjallë shpresat për titullin

Partizani mbetet në lojë. Të kuqtë fituan 3-2 me përmbysje në ndeshjen e tretë finale ndaj Erzenit të Shijakut, duke ngushtuar në 1-2 me takime serinë play-off të finaleve. Skuadra e Ylli Tomorrit e nisi në mënyrë të shkëlqyer sfidën. I mbështetur edhe publikut në shkallët e pallatit të sportit Feti Borova në kryeqytet, Partizani fitoi setin e parë 25-17. Por shijakasit të cilët janë surpriza e vërtetë e këtij sezoni në volejbollin e meshkujve reaguan fuqishëm duke fituar 2 setet pasardhëse me rezultatin 18-25 dhe 23-25. Erzeni ishte vetëm një set larg titullit kampion. Por edhe pse në kryesim gjatë gjithë kohës në setin e 4-ët, shijakasit lëshuan në fund duke u mposhtur nga Partizani me shifrat 25-21, me të kuqtë që çuan ndeshjen në set final. Për të mbajtur gjallë shpresat e titullit, Partizani fitoi edhe setin e 5-të i cili nuk kishte histori pasi u mbyll me shifrat 15-3 në favor të të kuqëve të cilët fituan gjithë ndeshjen 3-2 dhe ngushtuan serinë në 2-1 me sfida. Ndeshja e 4-t finale do të zhvillohet në parketin e Erzenit që do të ketë mundësinë të shkruajë historinë duke fituar titullin kampion përpara publikut të vetë në rast triumfi.SuperSport

Comment

*