Pas shtëpisë së familjes Clinton, bie zjarr edhe në Kullën Trump

Një zjarr i vogël ka rënë në tarracën e Kullës Trump dhe tymi dukej shumë blloqe larg, në Manhattan.
Zjarrfikësit nxituan aty, të hënën, rreth orës 7:20 të mëngjezit dhe FDNY tha për median se zjarri ishte shkaktuar nga sistemi i ngrohjes dhe ftohjes së ndërtesës.
Nuk pati të lënduar dhe zjarri u shua shpejt.
Familja e presidentit Donald Trump ka jetuar dhe ende ka shtëpinë në tre katet më të larta të Kullës 58-katëshe. Tani ata jetojnë në Shtëpinë e Bardhë dhe ndodheshin në Washington kur ra zjarri.
Për ironi, një zjarr i ngjashëm u shënua në shtëpinë e familjes Clinton, në veri të qytetit ku banon konkurrentja e Donald Trump për zgjedhjet e fundit presidenciale.
Në internet me këtë rast u bënë disa humore lidhur me librin “Zjarri dhe Inati” që ka dalë për presidentin amerikan. “Zjarrin e pamë, po inati ku është?” Dikush fajësoi menjëherë Steve Bannon, ish-këshiltarin e ngushtë të presidentit me të cilin Trump është prishur pas daljes së librit. (Ruben Avxhiu)

Comment

*