Pashkët, atmosferë e madhe festive në të gjitha kishat shqiptare në SHBA

Nga Beqir Sina

Pashka po kremtohet me gëzim të madh edhe në mesin e katolikëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara, sidomos në dy vendvendosjet më të mëdha të tyre, në zonën e Detroitit – Michigan dhe zonën e Tri-Shteshit – New York, New Jersey dhe Connecticut.

Kjo, panoramë e bukur festive pasqyrohet mjaft mirë edhe në informacionin e përcjellur në faqet e interrnetit, rrjetet sociale facebook dhe tweeter, të kishave shqiptare katolike në SHBA, ku tregohet se celebrimet dhe krimtimet, të cilat kudo janë madhështore, në kishat katolike shqiptare, nëpër Amerikë, duke iu bashkuar kështu kremtimeve në të gjithë botën katolike, kryqetërthor rruzullit, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe viset shqiptare dhe diasporë.

Java e madhe për besimtarët të krishterë, Shqiptarë në SHBA, u shoqërua me një sërë celebrimesh rituale të kësaj kremte të madhe, për të kulmuar sot me meshën në të gjitha Kishat Katolike dhe ato Ortodokse Shqiptare në qytetet e mëdha New York, Detroit, Chicago, Toronto Kanada, Washington, Boston, Uster -, Jacksonvill, Dallas, Los Angelos, Cleveland dhe qytetet e tjera në SHBA .

Në orën e ringjalljes, të gjithë besimtarët ndezën qirinjtë të cilët simbolizojnë dritën e shenjtë, ndërsa ata që i gëzuan jashtë mase këtyre Pashkëve, ishin edhe fëmijët e vegjel me prindërit e tyre, dorë për dore, shikuan në Kishë, me shportat e vezve dhe gëzonin Pashkët.

Ringjallja e Krishtit, u kremtua në një atmosferë e madhe festive në të gjitha Kishat shqiptare në SHBA, ku me mijëra besimtarë, kremtuan së bashku ringjalljen e Krishtit në kishën e parë katolike shqiptare në Zoja e Shkodrës – Hartsdale New York, Kisha Katolike Zoja Pajtore Southfield – Michigan, Kisha Katolike Shqiptare Toronto – Kanada, Katedralen Ortodokse Shqiptare të Shën Gjergjit në Boston, SHBA, Kishën Shqiptare “St Nicholas Albanian Orthodox Church” në Queens New York, e tjera.

Kudo besimtarët e shumtë përcollën urimin e tyre:” Për shumë mot Pashkët. Krishti u ngjall. Vërtetë u ngjall! Vdiq dhe u ngjall për krejt njerëzimin, andaj, të gjithëve, pa dallim, Me shëndet dhe për shumë mot!Gëzuar Pashkët!

Krishti është ringjadhur! Jeta e ka mundur vdekjen!Deshmojeni ringjadhjen e Krishtit ne zemrat tuaja, me shume paqe, mirësi dhe dashuri per njeri-tjetrin! Amen!”

Ndërkohë, që sot Ditën e Pashkëve, të dielën, më 16 prill, kishën e parë shqiptare në Amerikë, Kishën Zoja e Shkodrës, në Hartsdale -New York, kryefamullitari Dom Pjetër Popaj, dhe ndihmësi i tij Dom Viktori, kremtojnë së bashku me mijërsa besimtarët të tjer ndoqën, meshën në orën 09.00 dhe 12 të mesdrekës, sipas traditës së kësaj kremte të madhe.

Çka, ajo duket qartë edhe në pamjet filmike , ku në Kishë për të celebruar së bashku Pashkët, janë mbledhur mijëra besmitarë katolikë shqiptarë, të cilët mbasi kan qendruar mbrëmë deri vonë në meshat madhore për Pashkët në Kishën Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Our Lady of Shkodra në Harstdale në Nju Jork, përsëri sot u mblodhën së bashku me fëmijët e tyre në të Dielën e Pashkëve.

Ku, simbas traditës, dhe kryerjes së këtij riti fetar katolik në liturigjinë e tij meshtari i saj Dom Pjetër Popaj – thotë ndër të tjera se :”Ndihma jonë është në emër të Zotit, i cili krijoi Qiellin dhe Tokën! O Zot dëgjoje britmen time dhe ajo të mbrrijë tek Ti! O Ati Ynë bekojë gjithë këtë ushqim, bukën, vezët dhe djathin dhe ushqimet e tjera që kemi përgatitur për këtë festë dhe na bën që në dashuri me gëzim t’i kremtojmë këto Pashkë – Na përmbush me fuqin tande që qysh tani te jetojmë me Krishtin dhe duke u ringjallemi me Të, që jeton dhe mbretëron në shekuj të shekujve. Amen!”

Më tej, Dom Pjetër Popaj lutet, duke thënë: “Zoti qoftë me Ju! ju bekoftë Hyji i gjithpushteshëm: Ati e biri e Shpirti Shenjt. Zoti ju ruajtë dhe për shumë mot dhe më gëzime – për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”,

Kurse, në fund të meshës famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, thotë se :”Meqënse, kjo natë është nata e felënderimit – dhe falënderojmë Zotin për ringjalljen e Krishtit prej së vdekurit që është shëlbimi ynë, shpresa jonë për jetën e amshueme.

Dhe, ne ju falënderojmë të gjithë ju besimtarëve, sikur meshtarët e juaj, për shembullin e mirë që jepni, për inspirimin që keni ndaj një feje të dallueme tuajën, që vazhdimisht e tregoni me bujarinë tuaj të pashterrshme, solidaritetin dhe besnikërinë tuaj

– Shumë ju falëmi nderit, ne sikur meshtarët tuaj – shërbëtorët tuaj gjithmonë e ndijemë veten edhe më të gëzueshëm kur ju shohim ju të gëzueshëm dhe jeni aq afër Zotit dhe aq afër njëri tjetrit. Dhe një falënderim të posaçëm të gjithë atyre që kan ndihmuar këtë Meshë të Madhe dhe për shumë vjetë dhe Gëzuar Pashkët! të gjithë besimtarëve”.

Pashkët të cilët simbas riteve nisën ditën e Ejte, sot, të Dielën, kan vazhduar me dy mesha të Shejta dhe gjatë gjithë ditës, besimtaret shkëmbejn dhe thyejn vezët mes tyre – deri tek banketet e shtura dhe të mbushura përplot me ushqime, të ndryshme në mjediset familjare, drekën e Pashkës – një drekë e veçantë, kjo e cila dallohet për gatimet tradicionale të krishtera – dhe më pas daljet familjare nëpër pikniqe në parqet e qyteteve për reth qendra të banimit dhe vizita tek njëri tjetri.

Një foto album në adresën e internetit të kishës Our Lady of Schodra shihet si është përcjell me një gëzim të madh edhe kremtimi Pashkëve Katolike në mesin e fëmijëve shqiptar në Amerikë.

Të cilët kan zgjedhë diçka argëtuese sipas traditës së Pashkëve, për të bërë edhe më të bukur dhe kremtuar së bashku me prindërit e tyre të Dielën e Pashkëve. Fëmijët e veshur bukur me shportat me vezët me të gjitha ngjyrat, e kan bër këtë ditë festive të Pashkëve edhe më gazmore – më të mrekullueshme, për të gjithë fëmijët katolik në Nju Jork, që përfshin zonën e Tri Shtetshit .

Në hyrje të Kishës “Our Lady of Schodra”, i veshur me një mbulesë artizanale Lepuri i Pashkëve- Easter Bunny” i cili është një element kryesor iPashkëve në shumë mjedisetë krishtera, sot anembanë botës, është pjesë edhe e fëmijëve shqiptarë. Ai ishte duke qëndruar në oborrin e Kishës, teksa mbante të fshehur në shportë të madhe, vezëpër ata që ai i quan fëmijëte mirëdhe ka lënëatyre nëpër shportat e tyre të Pashkëve edhe me ndonjë lodër dhe ëmbëlsira.

Megjithatë, duke e përshkruar atmosferën madhështore të kësaj kremte të madhe , duhet cekur se një pjesë besimtarëve, kan zgjedhur, edhe një nga mënyrat e tjera për të festuar me të afërmit e tyre , teksa kan vendosur,të festojnë Pashkët, edhe me vizitat tek familjarët e tyre, ose të dalin shëtitje më fëmijët jashtë në fushat e lojës dhe parqe, kopshte zoologjike dhe vende të bukura të tjera në qytetin e Nju Jorkut, e për rreth tij.

 

Comment

*