Marko Konstandini (Marko Konstantinov) ishte një shqiptar nga Pogradeci që u vendos në Sofia të Bullgarisë, ku veç të tjerash kontribuoi në botimin në 1898 të veprës në gjuhën shqipe: “Kalendari Kombiar”.
Sipas informacioneve të postuara nga studjuesi Dimitar Bechev, djali i tij u bë prift në Bullari dhe shpejt u njoh si një nga klerikët më në zë të vendit, me emrin Kiril.
Nga posti i Mitropolitit të Plodvivit, Kirili i Bullgarisë luajti një rol të madh në ndalimin e deportimeve të mbi 1,500 hebrejve në kampet e përqendrimit në 1943.
Kur Kisha Bullgare rifitoi statusin e autoqefalisë, në vitin 1953, djali i Marko Konstandinit u shpall
Patriarku i parë i saj, një post që e mbajti deri sa vdiq në 1971.

Për shpëtimin e hebrejve gjatë luftës, ky Patriark me origjinë shqiptare i Kishës së Bullgarisë, gëzon sot një vend nderi në Muzeun e Yad Vashemit.
Shkrimi më poshtë është nga ceremonia e nderimit të tij dhe Metropolitit Stefan në Yad Vashem. Pjesëmarrës (në fotografi duke marrë letrat e mirënjohjes) ishin edhe mbesa e Stefanit edhe nipi i tij Kirilit, Prof. Kiril Markov. (Ruben Avxhiu)

Marko Konstandini (Marko Konstantinov), një shqiptar nga Pogradeci që u vendos në Sofia të Bullgarisë, botoi në 1898, veprën në gjuhën shqipe. “Kalendari Kombiar”.
Falemnderit Ruben per kete informate qe na ban krenare me qendrimin tone humanitar dhe heroik ne ditet e veshtura te sundimit nazist ne vendet tona. Lavdi te perjeteshme Patriarkut Kiril dhe te gjithe ndihmesve te tij