Patriotizmi dhe ajvari

Dr Muhaedin Bela

Bazuar në deklaratat dhe analizat e disa personave me peshë po edhe qytetarëve të rëndomtë të dhëna në ditët e kaluara e sidomos dje, vendosa të shkruaj për disa konstatime dhe leksione të mësuara që dolën nga referendumi shumë i rëndësishëm që u mbajt dje. Sidomos më habiti fakti kur dëgjoja apo lexoja: “më mirë do të bëj ajvar se të dal të votoj në referendum”, kështu deklaruan “patriotët” që e duan vendin gjate referendumit ne R e Maqedonisë me 30 shtator 2018.

  • Lehtë është të ikni nga përgjegjësia po vështirë është të ballafaqoheni me sfidat dhe të sjellni vendim sepse edhe pergjigja JO është përgjigje,
  • Lehtë është të bëheni me të painteresuarit po atëherë jeni të painteresuar për ardhmërinë e fëmijeve dhe shtetit,
  • Nëse me të vërrtetë ishit të brengosur, ju që po krekoseni me bojkotin, pse nuk harxhuat nga 30 min për të dalë e për të votuar KUNDËR po zgjodhët ajvarin në vend të vendimit për ardhmërinë t’uaj,
  • Cila është alternativa tjetër na e thoni, ju që bojkotuat, nëse e keni!?
  • Partite politike dolën veç e veç në kampanjë gjegjësisht vunë interesin partiak mbi atë shtetëror duke matur forcat në teren për zgjedhjet e ardhëshme.

Si qellim strategjik i shtetit, anëtarësimi në NATO dhe EU, ishte edhe pjesë e programeve të gjitha partive politike, pse nuk u bë një kampanjë e përbashkët? Në një kampanjë të tillë do të kishte vend per cdo parti të vogël, për çdo intelektual, sportist e qytetar,

  • Listat zgjedhore prap dolën të pa pastruara, PSE? Sepse gjithë ministritë dhe institucionet tjera shtetërore filluan të merren me politikë të jashtme duke i harruar detyrat e përditëshme,
  • Regjistrimi i rradhës është shumë me rëndësi sepse edhe njëhëre erdhi na pah disbalansi i banorëve të Maqedonise dhe numri i votuesve,
  • Margjinalizimi i diasporës e cila na sjellë rreth një miliardë euro në vit, gjë që është me rëndësi të veçantë ekonomike për ne, solli që ata të ngrejnë zërin disa herë para referendumit po edhe most të dalin të votojnë. Humbëm një mik dhe ambassador të vërrtetë.
  • Press konferencat e partive politike të atyre që ishin PRO duheshte të jenë të përbashkëta që nga fillimi e deri pas përfundimit të referendumit,
  • Luftë jo e ndershme nga një bllok politik që në mënyrë të qetë/fshehtë agjitoi për bojkot deri sa tjetri haptas ftonte për të votuar,
  • Vrasjet dy ditë para referendumit a ishin të rastit? A don dikush që këtë shtet ta shëndërojë në shtet pa institucione e drejtësi?
  • A ishte i rastit edhe gjithe ai kaos në komunikacion pikërisht ditët para referendumit ku kishim gjithashtu të plagosur dhe të vdekur?
  • Qëllimet strategjike të shtetit, anëtarësimi në NATO dhe EU, tentuan të na i zbehin. Nëse dikush nuk pajtohet me këtë është e ndershme dhe ka obligim demokratik të del hapur për një opsion tjeter nëse ka.
  • 91,46 pro, 5,65 % kundër dhe 2,89 jovalide. Sa janë 609.813 vota PRO, të maksimumit të votimeve të deritashme 1,2 milion, sigurisht më shumë se 50%+1, prandaj
  • Populli nuk i tha JO pyetjes së referendumit, të vedosurit dolën haptas dhe thanë PO. Ata që nuk dolën, nuk patën guximin të marrin përgjegjësinë për vendim, e humbën të drejtën të flasin për transparencë pasi sigurisht që vendimi i tyre do të rrespektoheshte po të dilnin e thonin haptas JO më shumë se ata që thanë PO.

Disa gjëra i pata përmendur edhe në artikullin para referendumit.

Comment

*