Pavarësia e Kosovës mbledh së bashku 17 shoqata dhe organizata, në Nju Jork

Heroit të Reçakut, Ambasadorit William Walker iu dha çmimi “Eagle Freedom Award”

 

Beqir Sina

BRONX, NY: Ish luftëtari i Batalioit luftarak Atlantiku nga SHBA, i cili luftoi në çlirimin e Kosovës, Gani Shehu, aktualisht kryetar i Shoqatës Atlantiku, ndau Çmimin “Patriots Awards”, pas vdekjes për aktivistin e palodhur Ahmet Zherka, Gjergj Kalaj, dhe Shaban Balidemaj

BRONX NY: Komuniteti shqiptar në SHBA, kudo shënoi 9-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Për nder të kësaj dite, shqiptarët janë berë bashkë në aktivitete të ndryshme në të gjithë qytetet, në Shtetet e Bashkuara.

Shoqata Komuniteti Shqiptar “ The Albanian Community” këtë fund jave së bashku me 17 shoqata dhe organizata të tjera – përfshirë edhe atë të daluar nga lufta Shoqata Atlantiku, festoi me madhështi 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në lokalin re njohur Maestro Catering, të shtunën, 18 shkurt.

Manifestimi u organizua nga Assemblyman Mark Gjonaj – dhe një grup të madh të organizatave dhe shoqatave shqiptaro amerikane, të cilat edhe e kan mbeshtetur këtë manifestim.

Në këtë eveniment shumë domethënës morën pjesë më shumë se 500 qind vetë, atdhetarë, aktivistë, dhe veprimtarë të njohur të çështjes kombëtare shqiptare në diasporë.

9-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, kulmoi gjatë këtij manifestimi, duke nderuar disa grupe dhe individë, të cilët kanë dhënë shumë me veprimtarinë e tyre, dhe që në dekada kan dhënë një kontribut të rëndësishëm për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Kjo ceremoni ka përfshirë, edhe dhënjen e çmimit “Eagle Freedom Award”, ndar për Ambasadorin William Walker, i cili është shpërblyer me këtë rast, për atë që bëri për Kosovën, duke deklaruar më 15 janar 1999, dy muaj më parë se të nisnin bombardimet e Natos, se : “Reçaku ishte një masakër e tmerrshme, ku kishin mbetur të varë, mbi 45 civil të pa armatosur, që nga fëmijët e vegjel, gratë dhe të moshuarit, të gjithë ishin qëlluar nga afër”, kishte deklaruar 18 vjet më parë, Ish – ambasadori i OSBE-së William Walker.

Ish luftëtari i Batalioit luftarak Atlantiku nga SHBA, i cili luftoi në çlirimin e Kosovës, Gani Shehu, aktualisht kryetar i Shoqatës Atlantiku, ndau Çmimin “Patriots Awards” pas vdekjes për aktivistin e palodhur Ahmet Zherka, Gjergj Kalaj, dhe Shaban Gjonbalaj – duke vënë në pah veprimtarinë e tyre të madhe kombëtare, sidomos, atë kundra pushtuesit serb, në Kosovë.

Asambleisti Mark Gjonaj – i cili është dhe organizatori kryesorë, i këtyre manifestimeve madhështore, zyrtarisht ka nderuar me një Çertifikat, mirënjohje me anë të citimeve të 17 Organizatat dhe Shoqatat të komunitetit shqiptar, në Nju Jork, dalluar ato për aktivitetin e tyre të dobishëm kombëtar.

Moderimi i këtij manifestimi, u bë nga ish luftëtari i Batalionit Atlantiku, Florim Lajqi dhe Bergite Musa.

Manifestimi për shënimin e 9 – Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, u hap me tre Himnet Kombëtare, te cilat janë interpretuar nga këngëtaria e mirënjohur Merita Halili dhe në firsamonik nga Raif Hyseni, ai SHBA – Shqipëris- dhe vetem intonim ai i Republikës së Kosovës.

Ndërkohë, që me një minutë heshtje, janë kujtuar të gjithë ata që flijuan jetën e tyre për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke bër atë sakrificën e madhe ndaj kombit shqiptar, për liri dhe pavarsinë e Shqipërisë, dhe në trojet e tyre etnike në Kosovë.

Ceremonin e hapi me një fjalim emocionues Asambleisti i Nju Jorkut, shqiptari më i suksseshëm në politikën amerikane, i cili vitin e kaluar shpalli kanidaturën e tij për anëtar të Këshillit Bashkiak të Nju Jorkut, z.Mark Gjonaj.

Kurse, së bashku me Ambasadorin Wiliam G. Walker, manifestimin e përshëndeten me një fjalë rasti , Ministri i Diasporës z. Valon Murati, si dhe përfaqësueset e të dy shteteve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, Ambasadoret Besina Kadare, dhe Teuta Sahatçia.

Ministri i Diasporës z Valon Murati, theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare për çështjen shqiptare, duke u nisur qysh në ndihmën për pavarësinë e Shqipërisë e deri tek puna e palodhshme për të hapur rrugët e politikës amerikane për lirinë e Kosovës, për të ndihmuar financiarisht dhe politikisht si dhe në fund për të ardhur e luftuar për çlirim përmes Batalionit ‘Atlantiku’ në radhët e UÇK-së, duke dhënë tre dëshmorë, vëllezërit Bytyqi.

Gjithashtu ai i ftoi, të gjithë shqiptarët që bashkërisht të vazhdojnë të punojnë për ta çuar amanetin e deshmorëve në vend dhe për ta bërë Kosovën ashtu sië e kemi menduar dhe dëshiruar të gjithë.

Njëhereshti gjatë fjalës së tij Ministri Murati, falenderoi në emër të Qeverisë së Kosovës, popullit të Kosovës, Qeverinë edhe popullin amerikan, që qënderoi përkrah shqiptarëve, në kohërat më të vështira.

Manifestimi vazhdoi me pjesēn artistike, ku Ansambali folklorik Rugova, nga Nju Jorku, më një preformancë rreth 10 minuta, me këngë e valle, melodi karakteristike të kësaj treve, përshëndeti 9-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, së bashku me një interpretim të aktroit Shaban Lajçi dhe Tom Gjergji.

Grupi muzikor, i drejtuar nga mjeshtri i fisarmonikës Raif Hyseni, me këngëtarët e mirënjohur Merita Halili, Valdet Luka dhe Kino Gara deri në orët e vona – e shtuan gëzimin e kësaj feste të madhe me këngë e valle nga të gjitha trevat shqiptare.

16825940_1389437747787808_928656070774249457_o 16797071_1389439587787624_5301774356285403877_o 16722586_1389439371120979_4485846516329137006_o 16722849_1389438744454375_3918529935844986396_o 16819412_1389438537787729_8496340299560186712_o 16819099_1389438234454426_5303734436891166953_o 16819501_1389436777787905_86353976143581401_o 16835797_1389436904454559_3387338987860686368_o 16826140_1389438087787774_1471723981485983786_o 16715913_1389436891121227_3296121104822925108_o 16819300_1389436831121233_1120713609591301999_o 16819242_1389436727787910_2019110899431687444_o 16797029_1389438041121112_4947024284271184708_o

Comment

*