Pavendosmëria e lojtarëve nxit “konfliktin” Kosovë – Shqipëri

Prishtinë, 21 shkurt 2018 – Kosova ka përfaqësuesen e saj në futboll, por shumë futbollistëve kosovarë u duhet të mendojnë gjatë para se të marrin vendim që ta përfaqësojnë ose jo atë. E pavendosmëria e tyre po nxit konflikt, sidomos mes Kosovës e Shqipërisë.

Kombëtarja shqiptare, e cila vite të tëra është furnizuar me futbollistë nga Kosova, vazhdon të kërkojë talentë kosovarë edhe tani, kur Kosova është pjesë e UEFA-s e FIFA-s dhe merr pjesë në gara zyrtare. Prandaj, krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës kanë thënë se da të paraqesin në FIFA Federatën Shqiptare të Futbollit, shkruan sot Koha Ditore.

I fundit prej lojtarëve që po nxit “konflikt” mes Prishtinës e Tiranës është ish-futbollisti i Prishtinës, Edon Zhegrova, tash lohtar i ekipit belg “Genk”.

18-vjeçari i lindur në Herford të Gjermanisë, por i rritur në Kosovë, nuk ka vendosur ende se fanellën e cilës përfaqësuese do ta bartë në të ardhmen. Ai ka marrë ftesë ka nga të dyja përfaqësueset, pas paraqitjeve të mira në kampionatin belg. (r.m.)

Comment

*